Inter mundet nga Sampdoria

Milan dhe Inter u ndalën në takimet e javës së 16 të Serie A. Ekipet kryesuese i humbën sfidat me Juventus dhe Sampdoria të zhvilluara të mërkurën.

Milan u thye pas 27 ndeshjesh në kampionat dhe kjo disfatë erdhi në shtëpi. Juve triumfoi 3 – 1 në San Siro. Chiesa hapi serinë e golave në minutën e 18’.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi Calabria realizoi për Milan. Suksesi i Juventus u përcaktua në pjesën e dytë. Chiesa dhe më pas McKennie vendosën fitoren 3 – 1 të Juventus që u ngjit në zonën Champions. Inter u dorëzua në fushën e Sampdoria.

Një ndalesë e zikaltërve pas 8 fitoreve radhazi. Sanchez dështoi të realizonte me 11-metërsh në minutat e para të takimit. Më pas ishte radha e vendasve të shënonin me Candreva dhe Keita Balde, të dy ish-lojtarë të Inter.

Pas pushimit goli i De Vrij nuk mjaftoi për skuadrën e Conte. Napoli u mund me rezultatin 2 – 1 nga Spezia në shtëpi. Sukses 3 – 1 Roma ndaj Crotone, ndërsa Lazio u kthye te fitorja me suksesin 2 – 1 ndaj Fiorentina.

Tv Klan