Futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku është i dëmtuar dhe është jashtë fushave të lojës, që nga Janari i këtij viti. Fati i keq duket se e ka ndjekur 29 vjeçarin.

Tre dëmtime në kofshën e djathtë kanë bërë që lojtari shqiptar  të mos jetë në dispozicion të Lecce dhe mediat bëjnë me dije se mungesa e Dermakut do të zgjasë edhe për disa ditë.

Kjo për shkak se perveç dëmtimeve në kofshë, qendërmbrojtësi kuqezi po vuan edhe shqetësime në pjesën e shputës së këmbës.

Mbrojtësi këtë sezon numëron dy ndeshje në Serinë A me pjesën e parë të sezonit me Parmen dhe pas Janarit, iu bashkua Lecces me të cilën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

Klan News