Udhëtimi i parë me anijen e kompanisë së tij kozmike

Miliarderi amerikan Jeff Bezos ka realizuar fluturimin e parë të kompanisë së tij “Blu Origin” drejt  hapësirës këtë të martë.

Bezos është nisur në hapësirë bashkë me vëllain e tij Mark Bezos, 82-vjeçaren Uolli Fank e cila do të bëhet personi më i vjetër ndonjëherë që ka shkuar në hapësirë ​​dhe studentin 18-vjeçar të fizikës Oliver Demen.

Bezos dhe tre pjesëtaret e tjerë të ekuipazhit ishin në një kurs përgatitor për udhëtimin e planifikuar 11-minutësh nga struktura e vendit të nisjes së kompanisë.

Nisja u krye nga nga një zonë në shkretëtirën e Teksasit Perëndimor. Flutrimi zgjati vetëm 11 minuta dhe pasi arriti në lartësinë 100 kilometra nga toka që njihet si kufiri i hapësirës, kapsula me ekuipazhin u shkëput dhe u ul pa probleme në Tokë.

Para fluturimit, Bezos i tha CBS News: “Jam i ngazëllyer. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse jam nervoz. Unë nuk jam nervoz, por jam kurioz”.

 “Origjina Blu” një kombinim 18.3 metra i lartë, plotësisht autonom i raketave dhe kapsulave që është thelbësor për planet e Bezos për një treg potencialisht fitimprurës të turizmit hapësinor.

Ky ishtë fluturimi i parë pa pilot në hapësirë ​​me një ekuipazh të përbërë nga civilë.

Tv Klan