Lazio kërkon 100 milionë Euro për mesfushorin

Real Madrid pritet të bëjë një lëvizje të shpejtë dhe konkrete për Sergej Milinkoviç-Saviç, nëse nuk arrijnë të marrin të paktën premtimin me anë të kontratës për afrimin e Paul Pogba dhe Donny van de Beek por në verën e këtij viti.

‘Los Blankos’ janë në treg për një mesfushor që kërkojnë ta kenë në fund të sezonit. Por sipas medias franceze ‘L’equipe’, skuadra e Zinedine Zidane ka bërë një listë lojtarësh nëse nuk i arrin objektivat e saj kryesorë.

Milinkoviç-Saviç është në krye të kësaj liste duke qenë se trajneri i madrilenëve e admiron. Futbollisti serb shihet me sy të mirë edhe nga Manchester United.

24-vjeçari e ka rritur nivelin e tij që prej kohës kur u ble nga Lazio, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në këtë skuadër, aq sa mendohet se klubi i Lotito nuk pranon oferta poshtë 100 milionë Eurove për të, shumë e cila nuk do të ishte e paarritshme për klubin spanjoll.

Tv Klan