Barcelona mundet pas 2 vitesh e gjysmë

Real Madrid fitoi ‘El Clasico’ pas më shumë se 2 vitesh e gjysmë. Madrilenët arritën të triumfonin 2 – 0 me Barcelona me golat e realizuar në pjesën e dytë.

Mediat pranë Real e quajnë një fitore me zemër, ndërsa ato pranë Barçës shkruajnë se ky ‘El Clasico’ u fal nga katalanasit megjithatë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane e shikon vetëm si një hap drejt objektivit.

“E meritonim këtë fitore me atë që treguam në fushë, në sulm dhe në mbrojtje. Janë 3 pikë të rëndësishme, por që nuk ndryshojnë gjë, pasi duhet të përpiqemi deri në fund”.

Për Quique Setien të Barcelona rivali e fitoi me meritë takimin.

“Real Madrid u paraqit më mirë, duke ndikuar në besimin që kishim. Krijuam disa raste përpara se ata të shënonin. Fituan dhe duhet t’i përgëzojmë”.

Pas javës së 26, ‘La Liga’ kryesohet nga Real Madrid që ka 1 pikë më shumë se Barcelona.

Tv Klan