Madrilenët marrin kreun e renditjes në La Liga

Real Madrid rimerr kreun e renditjes në La Liga duke fituar El Clasico, ndeshjen kundër Barcelonës.

Takimi i luajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu” prodhoi shumë raste, por u zhbllokua vetëm në minutën e 71 nga Vinicius Junior. Loja pati ritëm shumë të lartë deri sa në minutat shtesë, Real shënoi golin e dytë me Mariano Diaz.

Tashmë madrilenët kanë një pikë më shumë në renditje se Barcelona e vendit të dytë.

Tv Klan