Sot është dita e miqësoreve të luksit.

Skuadrat më me emër në arenën e futbollit europianin do të zbresin në fushë.

Italia do të presë Gjermaninë në Milano. Një përballje historike, pasi të dy përfaqësueset janë sfiduar vazhdimisht. Italianët numërojnë më shumë fitore, megjithatë takimi i fundit mes tyre ishte një sukses për skuadrën gjermane që eliminoi rivalët nga Europiani. Megjithatë si Italia dhe Gjermania priten edhe me lojtarë të rinj në fushë. Lojtarët gjermanë patën edhe një pritje nga Ati i Shenjtë para sfidës së madhe.

Në fushë sot edhe Anglia e Spanja.

Të dy skuadrat kryesojnë grupet kualifikuese të Botërorit dhe kjo ndeshje do të shërbejë për të parë formën me një rival të fortë. Spanjollët nuk fitojnë një ndeshje në fushën e anglezëve prej vitit 2007, ndërsa kanë më shumë se 20 vite që zhvillojnë vetëm miqësore.

Tv Klan