Përfundon tërësisht procesi i largimit të Britanisë nga BE

Parlamenti Europian ratifikoi marrëveshjen tregtare BE-Britani, rreth katër muaj pasi ajo hyri në fuqi. Një veprim kyç që do të garantojë vendosjen tarifave dhe kuotave tregtare me vendet e tjera.

Eurodepuetët votuan me shumicë absolute me 660 vota pro marrëveshjes, 5 kundër dhe 32 abstenime.

Ndërsa votimi është përgjithësisht simbolik, ai shënon fundin e procesit të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian dhe hapet një periudhë e re bashkëpunimi midis Brukselit dhe Londrës.

Udhëheqësit europianë, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Charles Michel e përshëndetën në Twitter votimin në Parlament dhe e quajtën një hap madhor para për marrëdhëniet BE-Britani dhe fillimin e një epoke të re. Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti hapin e fundit të një udhëtimi të gjatë.

Megjithatë tensionet që ndodhën pas Brexit mbeten ende të pranishme me kërcënimet e Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit dhe problemet në Irlandën e Veriut.

Sipas një protokolli të posaçëm, Irlanda e Veriut është pjesë e tregut të përbashkët europian, ndaj mallrat që vijnë nga Britania duhet të kalojnë kontrollin doganor të BE-së. Që prej arritjes së marrëveshjes së Brexit-it ka pasur disa tensione. Volumi tregtar ra ndjeshëm në Janar, minus rreth 17.2% nga niveli i vitit 2018.

Klan News