Miss Universe 2018 është vajza nga Filipinet,  Catriona Grey. Bukuroshja 24-vjeçare arriti të marrë kurorën si më e bukura, midis garueseve nga 93 vende të botës.

Ky kompeticion bukurie këtë vit kishte për të parën herë në histori një konkurrente transgjinore. Miss Spanja, Angela Ponce pati një moment shumë emocional, pasi pak para nisjes së shfaqesh ajo doli të përshëndeste të gjithë mbështetësit e saj.

Ndërsa konkurrentja nga Shqipëria, Trejsi Sejdini edhe pse në votimet online ishte një ndër të preferuarat, nuk arriti të bëhej pjesë e Top 20.  Megjithatë bukuroshja 18-vjeçare edhe pse larg, pati shumë fansa të saj të cilët e përkrahnin.

Eventi riktheu në skenën e Miss Universe komedianin Steve Harvey, i cili ishte prezantuesi i mbrëmjes. Ndërsa shoqëruesja e tij ishte supermodeja Ashley Graham.

Këngëtari Ne-Yo ndezi skenën me hitin e tij “Miss Independent”, ndërkohë që bukuroshet parakalonin me fustanet madhështore.

Klan Plus