Vedat Muriqi e mbylli me gol sezonin me Majorkën. Sulmuesi i Kosovës ndihmoi në fitoren me përmbysje të skuadrës së tij kundër Getafes.

Vendasit kaluan në avantazh në “Koloseum” me Alvarez në minutën e 48’. Muriqi u fut në lojë në minutën e 57’ dhe barazoi në shtesë. Rrjetën e fitores e realizoi Mafeo tri minuta më pas.

Në 28 takime në këtë sezon, sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste.

Kontrata futbollistit i përfundon në verën e 2027, por lojtari me paraqitjet e tij ka ngjallur interesimin e disa klubeve të La Liga-s.

Ky sezon ka qenë special për Muriqin, që arriti deri në finalen e Kupës së Mbretit, ku Majorka u mund me penallti nga Atletico Bilbao.

Klan News