Në një mënyrë krejt të veçantë, e para në historinë e vet, ceremonia e Olimpiadës u zhvillua në lumin Sena të Parisit.

85 varka shërbyen për të shoqëruar sportistët për gjatë 6 kilometrave. 10500 sportistë nga 206 shtete kanë fituar të drejtën apo janë ftuar të marrin pjesë në Olimpiadë në 36 disiplina të ndryshme sportive.

Rreth 350 mijë shikues ndoqën ceremoninë e hapjes që do të zgjatë rreth 4 orë.Shqipëria ishte një nga ekipet e para që parakaloi. 8 sportistë marrin pjesë në Olimpiadë, në mundje, qitje, atletike dhe not.

Ceremoninë e ndoqi nga afër edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili mori pjesë edhe te pritja zyrtare e organizuar nga presidenti Makron. Te pranishëm ishin rreth 120 liderë shtetesh, mbretër dhe princa që ndoqën spektaklin e hapjes së Olimpiadës.

Autoritetet u kujdesën që të mbanin sekret të gjitha detajet e ceremonisë për të surprizuar publikun që kishte mbushur të dy brigjet e lumit, por edhe ballkonet e dritaret e ndërtesave përreth.

Shiu ishte prezent përgjatë ceremonia dhe uli disi numrin e spektatorëve, por kjo nuk e humbi shkëlqimin e saj. Për sigurimin e ceremonisë ishin angazhuar 55 mijë police dhe forca speciale franceze dhe të huaj, 18 mijë efektivë të ushtrisë dhe sigurisë private.

Tv Klan