Moti i keq ka përfshirë destinacionin e njohur turistik, atë të ishullit të Majorkës në Spanjë.

Si pasojë aeroporti “Son Sant Joan”, i treti më i madhi  në vend u paralizua. Pista e aeroportit u përmbyt plotësisht, duke e bërë të pamundur funksionimin normal. Aeroporti aktivizoi planin e tij të emergjencës dhe fluturimet për në Mallorca u devijuan përkohësisht në aeroporte të tjera të Spanjës.

Aena, operatori i aeroportit Palma de Mallorca, konfirmoi se kishte përmbytje në disa hyrje të objektit dhe në ndërtesën e terminalit.

Trafiku i pasagjerëve në aeroportin e Palma de Mallorca vitin e kaluar arriti në 31.3 milionë, një rekord i të gjitha kohërave. Ishulli me plazhet e tij piktoreske është një nga destinacionet më të njohura në Evropë, veçanërisht nga turistët gjermanë dhe britanikë.

Ndërkohë, në Indi të paktën 41 njerëz në shtetin lindor indian të Odisha kanë ndërruar jetë për shkak të motit të valëve të të nxehtit. India dhe disa pjesë të tjera të Azisë kanë përjetuar një verë jashtëzakonisht të nxehtë. Një trend që shkencëtarët thonë se është përkeqësuar si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Klan News