Trent Alexander-Arnold dhe Jude Bellingham ndodhen në Los Angeles, ndërsa zërat se gjasat janë të mëdha që futbollisti i Liverpulit të transferohet te Real Madridi po bëhen gjithnjë e më të forta.
Sipas tabloidit “Daily Mail”, Bellingam po luan një rol të madh që të bindë futbollistin e të kuqve që të transferohet në “Bernabeu”.
Alexander-Arnold, i cili është zëvendës kapiteni i Liverpul-it, po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me “të kuqtë”,
Drejtuesit e klubit anglez ende nuk kanë bërë një ofertë konkrete që ta kënaqë futbollistin për të rinovuar.
Por ‘Los Blancos’ kanë interes që të firmosin me anglezin për të shtuar një tjetër lojtar me potencial e për t’iu shtuar grupit të përbërë nga Mbape, Vinicius Jnr dhe Bellingham.
Dhe vizita që dy lojtarët anglezë kanë bërë në SHBA duket se do të ndikojë që mbrojtësi 25-vjeçar të pranojë të nisë një karrierë të re në La Liga.
Prej një jave ata po dëfrehen në “Qytetin e Engjëjve”, ndërsa në Spanjë besojnë se një akord mund të arrihet deri në janarin e ardhshëm.
Klan News