Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se islamofobia në Evropë ka arritur nivelin e krahasueshëm me trajtimin që iu është bërë hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore.

Erdogan tha se Evropa ka kohë që është mësuar me “zhvendosjet, ikuizicionet dhe gjenocidet” dhe myslimanët në të gjithë kontinentin janë duke u sulmuar.

Islamofobia në rritje në perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj librit tonë, profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit të turqisë kujtoi dhe sulmet në Srebenicë, duke thënë se gjithçka është ende në kujtesë. “Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë vetëm 25 vjet më parë, janë akoma në kujtesë”.

Presidenti i Turqisë ka vijuar dhe më tej duke i bërë thirrje popullit të tij që të bojkotojnë të gjitha produktet nga Franca. Këto deklarata të forta të Presidentit të Turqisë vijnë në një kohë kur është rritur shumë retorika e tij dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron./tvklan.al