Parlamenti i Turqisë ka miratuar  ligjin që do të rrisë mbikëqyrjen e fondacioneve dhe shoqatave. Disa grupe të të drejtave të njeriut dhe Amnesty International kanë reaguar kundër dhe janë shprehur se ligji i ri kufizon lirinë.

Sipas ndryshimeve ligjore  që ministri i Brendshëm të zëvendësojë anëtarët e organizatave që po hetohen për terrorizëm, ndërsa Ministria e Brendshme mund dërgojë në gjykatë anëtarët e bordit  që dyshohet se financohen nga organizatat që qeveria i quan terroriste.

Ligji kundër OJF-ve është propozuar nga partia e drejtuar e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, e cila ka një shumicë në parlament me aleatët e saj nacionalistë.

Më parë këtë javë, shtatë organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë Shoqatën e të Drejtave të Njeriut dhe Amnesty, thanë në një deklaratë se akuzat për terrorizëm në Turqi ishin arbitrare, duke shtuar se ligji shkel prezumimin e pafajësisë dhe që do dënohen dhe qytetarë pa vendim gjykate.

Duke qenë se mijëra aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, politikanë, anëtarë të organizatave profesionale janë hetuar brenda fushës së ligjit anti-terrorizëm, nuk ka dyshim se ky ligj do të synojë pothuajse të gjitha shoqatat kundërshtare“, theksohen të deklaratë.

Kritikët thonë se qeveria e Erdogan ka përdorur përpjekjen e grushtit të shtetit si një pretekst për të shuar mendimet kundër ndaj është miratuar dhe ky ligj. Nga ana tjetër qeveria thonë se masat janë të nevojshme duke pasur parasysh kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet Turqia./tvklan.al