Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë, të cilit ishin duke kaluar në rrugë në Illinois. Policia lokale njofton se sulmi është kryer nga 37-vjeçar , i cili tashmë është arrestuar.

Dy nga viktimat ishin adoleshentë, sqaroi shefi i policisë së qytetin, Dan O’Shea gjatë një konference shtypi.

Më tej zyrtari u shpreh se policia nuk ka qëlluar kundër të akuzuarit për vrasje, pasi ky i fundit  nuk ka bërë rezistencë.

Po ashtu njoftohet se sulmi nuk ka qenë i mirëmenduar, por mund të jetë i rastësishëm. Të gjitha pikëpyetjet për këtë sulm me armë do të zbulohen nga hetimet e mëvonshme.

Në SHBA kanë ndodhur shumë sulme të tilla, ku viktimat kanë qenë dhe me dhjetëra. Mediat vendase raportojnë se 2020 ka qenë viti më vdekjeprurës për vrasje, sipas të dhënave që datojnë që nga viti 1965.

Tridhjetë e pesë njerëz janë vrarë në Illinois këtë vit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 31 në 1996./tvklan.al