Nëse nuk fiton ndeshjen me Juventusin do të shkarkohet nga pankina.

Gennaro Gattuso mund të shkarkohet nëse Napoli humbet kundër Juventusit të shtunën dhe presidenti Aurelio De Laurentiis, tashmë ka bërë listën me zëvendësuesit e mundshëm.

Napoli është i gjashti në tabelën e Serie A dhe është tre pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Gattusos ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe është përballur me eliminimin nga gjysmëfinalja e Coppa Italia nga Atalanta më parë këtë javë.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë mund të shkarkohet nëse Napoli humbet kundër Juventusit nesër në Stadio Maradona.

Raportohet se Rafa Benitez është kandidati kryesor për të zëvendësuar Gattuson, nëse ish-trajneri i Milanit shkarkohet.

Aurelio De Laurentiis raportohet të ketë kontaktuar dhe ish-trajnerin e Liverpoolit dhe Napolit në fund të janarit.

Sipas gazetës Tuttosport, ka edhe kandidatë të tjerë për këtë punë, të tillë janë Roberto De Zerbi, Ivan Juric dhe Vincenzo Italiano, por secili prej tyre do të transferohej në Stadio Maradona vetëm në fund të sezonit. 

Klan News