Melinda Gates dhe McKenzie Scott 40 milionë dollarë për fuqizimin e grave amerikane

Melinda Gates dhe McKenzie Scott, dy nga gratë më të pasura në botë kanë bashkuar forcat dhe paratë për të ndihmuar gratë e tjera. Ato do të japin 40 milionë dollarë pas një gare të zhvilluar, për të ndihmuar në fuqizimin e grave amerikane në dekadën e ardhshme. Katër fituesit e konkursit, të cilët u zgjodhën nga 550 aplikantë, propozuan mënyra të ndryshme krijuese për të fuqizuar dhe përmirësuar jetën e grave. Çdo organizatë fituese do të marrë 10 milionë dollarë për projektin e ideuar.

Fituesit janë ekipe të forta që punojnë në vijën e parë dhe brenda komuniteteve për të ndihmuar gratë të krijojnë pushtet në karrierën e tyre”, tha Scott në një deklaratë.

Gates shtoi: “Ne mund të shembim modelet e historisë dhe të avancojmë në barazinë gjinore, por duhet të angazhohemi për të ringritur organizatat që janë gati për të ndihmuar gratë dhe vajzat”.

Gates dhe Scott, të cilat ishin të martuara me dy nga burrat më të pasur në botë, Bill Gates dhe Jeff Bezos, janë bërë filantrope të fuqishme të cilat pas divorceve respektive, të dyja u shndërruan në gratë më të fuqishme në botës.

Klan News