Udhëheqësi i ri i Iranit nuk është testuar kurrë. Tani ai përballet me një betejë ekzistenciale

Një udhëheqës që nuk është testuar plotësisht merr drejtimin në Iran, pikërisht kur teokracia e vendit përballet me provën më të madhe në pesë dekada.
Vazhdimësia dhe lidhjet e kanë çuar Mojtaba Khamenein, 56 vjeç, në krye pas vrasjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet e para të këtij konflikti. Por udhëheqësi i tretë suprem i Iranit që nga revolucioni i vitit 1979 po e merr pushtetin ndërsa Republika Islamike po përballet me një betejë ekzistenciale… Lexo më shumë
Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News se lufta kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht nga administrata amerikane.
Trump pritet të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në orët në vijim, ku mund të japë detaje të tjera mbi zhvillimet e fundit të konfliktit.
Duke folur për ecurinë e luftës, presidenti amerikan u shpreh se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë… Lexo më shumë
Putin i shtrin dorën Europës: Gati t’ju ndihmojmë me furnizimet e energjisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar një krizë globale energjetike, por ofroi ndihmën e Moskës për të lehtësuar situatën përmes furnizimeve me naftë dhe gaz, përfshirë edhe për vendet evropiane.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt përpara zyrtarëve dhe drejtuesve të kompanive të naftës dhe gazit, ai paralajmëroi se prodhimi i naftës, i cili varet nga transporti përmes Ngushticës së Hormuzit, mund të ndalet së shpejti plotësisht.
“Prodhimi ka filluar të bjerë tashmë”, tha Putin… Lexo më shumë
Sulmet nga Irani / Ministri Hoxha telefonatë me homologun Kuwaitit: Kërcënim serioz për stabilitetin rajonal e global

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Kuwait, sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, ku ka dënuar sulmet e Iranit ndaj këtij vendi.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hoxha shprehet se këto sulme përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin global, ndërsa konfirmoi mbështetjen e vendit tonë ndaj Kuwaitit… Lexo më shumë
Analizë | Nga nafta te uji, fronti i ri i luftës në Gjirin Persik
Në Lindjen e Mesme, nafta ka shpjeguar gjithmonë luftërat. Por këtë herë arma në duart e aktorëve të ndryshëm luftarakë mund të bëhet edhe uji. Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te bombardimet, raketat dhe ngushtica e Hormuzit, në “luftën e re të Gjirit” shfaqet një front shumë më i heshtur dhe ndoshta edhe më i rrezikshëm: ai i infrastrukturës ujore. Një konflikt brenda konfliktit… Lexo më shumë
Tre bombardues të tjerë amerikanë B-52 mbërrijnë në bazën britanike, mes përshkallëzimit të luftës me Iranin
Tre bombardues të tjerë strategjikë B-52 të Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur sot në bazën ajrore të Royal Air Force në RAF Fairford, në qarkun anglez të Gloucestershire.
Sipas mediave britanike, avionët, bombardues të mëdhenj strategjikë, simbol i epokës së Luftës së Ftohtë, pritet të forcojnë praninë ajrore amerikane në kuadër të luftës kundër Iranit.
Çdo bombardues B-52 është në gjendje të transportojë deri në 70 mijë libra (rreth 31 tonë) eksploziv, përfshirë bomba dhe raketa të drejtuara me precizion të lartë. Për këtë arsye, këto mjete konsiderohen qartësisht armë ofensive.
Dislokimi i tyre shihet gjithashtu si një sinjal i përfshirjes në rritje të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të aleatit të saj kryesor, SHBA-ve. Zhvillimi vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer ka dhënë miratimin për përdorimin e bazave ushtarake britanike nga forcat amerikane për operacione që zyrtarisht janë cilësuar si “me karakter mbrojtës”.
Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës
Irani është i përgatitur për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit, me qëllim që t’i detyrojë ato të ushtrojnë presion ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga konflikti.
Ky paralajmërim u bë nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme pranë zyrës së liderit suprem të Iranit, në një intervistë ekskluzive për CNN në Teheran. Ai përjashtoi për momentin mundësinë e diplomacisë dhe paralajmëroi se lufta mund të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike… Lexo më shumë
Sa njerëz janë vrarë në luftën SHBA–Izrael kundër Iranit?
Dhjetëra njerëz janë vrarë në gjithë Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin, ndërsa shumë shpejt u përfshinë në këtë konflikt edhe shtetet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane si dhe Libani.
Në një artikull të publikuar këtë të hënë nga Reuters, bëhet i ditur bilanci i deri tanishëm i viktimave të raportuara në secilin nga vendet e përfshira nga 28 shkurti deri më 9 mars, pra më shumë se një javë pas fillimit të luftës.
IRAN – Të paktën 1 mijë e 230 persona janë vrarë, mes të cilëve 175 nxënëse dhe stafi akademik që u vranë në një sulm me raketa mbi një shkollë fillore në Minab, në jug të vendit, ditën e parë të luftës, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane. Nuk është e qartë nëse ky bilanc përfshin viktima ushtarake të Gardës Revolucionare. Ushtria iraniane tha se të paktën 104 persona u vranë pasi një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës javën e kaluar. Këto viktima nuk janë përfshirë në bilancin e Gjysmëhënës së Kuqe… Lexo më shumë
Rama dënon sulmin iranian ndaj Turqisë: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e dytë me raketa balistike që Irani ka kryer këtë të hënë, më 9 mars, ndaj Turqisë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama theksoi se ky sulm është shqetësues dhe tregon natyrën agresive dhe destabilizuese të veprimeve të regjimit iranian, ndërsa thekson se përbën një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.
Turqia është një vend mik dhe një partner strategjik i Shqipërisë dhe një Aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë ta përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare“, shkruan Rama në një postim në rrjetin social X… Lexo më shumë
Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem: Zgjedhja e tij pasqyron vullnetin e popullit
Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka përshëndetur emërimin e Mojtaba Khamenei si liderin e ri suprem të vendit, pasardhës i Ali Khamenei.
Në një postim në platformën X, Pezeshkian e cilësoi zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si “një manifestim të vullnetit të popullit në qeverisje”. Sipas tij, problemet me të cilat përballet vendi mund të përballohen përmes “udhëheqjes së mençur” të liderit të ri suprem dhe duke krijuar një klimë të bazuar në besim dhe pjesëmarrje publike… Lexo më shumë












Botërori 2026 
