Mbetet i pandryshuar çmimi i gazit të lëngshëm

Pa kaluar 24 orë nga rritja që pësoi çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri, Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim për uljen e tyre.

Në këtë mënyrë, nga kjo e shtunë 1 litër naftë blihet me 5 Lekë më lirë teksa një litër kushton 209 lekë nga 214 qe ishte çmimi i vendosur të premten në mbrëmje.

8 Lekë më Lirë do të tregtohet edhe benzina. Nga 195 Lekë litri, benzina do të tregtohet 187 Lekë.

Çmimi gazit të lëngshëm do të mbetet i pandryshuar. 1 litër gaz në pikat e karburanteve do të tregtohet me 71 Lekë.

Sipas Bordit të Transparencës, vendimet për ndryshimin e çmimit të karburanteve në vend bazohen në lëvizjen e bursës Platts të Mesdheut si dhe faturave të operatorëve.

Vendimi i Bordit vjen në një kohë kur edhe në tregjet ndërkombëtare, çmimi i arit të zi të papërpunuar ka arritur në nivelet më të ulëta që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Tv Klan