Një garë që vlen për medaljet dhe pikët olimpike. Peshëngritësit shqiptarë do të kërkojnë suksesin e radhës në kampionatin europian që do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjeorgji.

“Do luftojmë për vendet e para, pikët olimpike për Tokio 2020”, thotë Erkand Qerimaj.

Erkand Qerimaj stërvitet në të njëjtën palestër me Daniel Godellin, i cili për 2 orë do të jetë rival me të në garën për peshën deri 81kg. Një sfidë brenda grupit që shton adrenalinën.

“Është një rivalitet që të motivon. Shpresoj që të jemi sërish të dy në podium. Gjithkush do të fitojë.”

Në Split 2 vite më parë në Europian të dy morën medalje për Shqipërinë. Në Batumi së bashku me Erkand Qerimajn e Daniel Godellin do të garojnë në pesha të tjerë Briken Çalja, kampion në fuqi i Europës për peshën deri 69 kg, Krenar Shoraj dhe Endri Karina.

Tv Klan