#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!

E pagëzoi vajzën e parë me emrin Elita/ Arifi: E kam mbajtur të fshehur, nuk doja të ma vidhnin anëtarët e grupit

Vajza e parë e Arif Ziberit, solistit të “Elita 5”, quhet pikërisht si grupi, Elita.

Artisti i mirënjohur i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka treguar historinë se si e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të pagëzuar vajzën e tij të parë me emrin Elita nga anëtarët e tjerë të grupit.

Arif Ziberi: Kur i shikoj këta fëmijë kaq të bukur, ma çojnë mallin e mbesës sime se jam gjyshi i një mbese, e cila jeton në Gjermani, më ka marrë malli për të. E quajnë Dua dhe e përcjell emisionin dhe kur i shikoj, ma çojnë mallin e tyre. Unë e përshëndes Duan dhe shoqen e saj, Leandrën të cilat e përcjellin emisionin dhe i them se gjyshi i do shumë.

Alketa Vejsiu: Po gocat e mëdha? Njëra ka marrë pjesë në “The Voice of Turkey” apo jo?

Arif Ziberi: Po, Elita merret me këngë, ajo është profesoreshë e muzikës dhe ajo ec në karrierën e saj dhe besoj në suksesin e saj.

Alketa Vejsiu: Elita e ka marrë emrin nga “Elita 5”?

Arif Ziberi: Po, unë edhe kur nuk kam pasur fëmijë kam thënë që nëse do të kem vajzë, do ta mbajë emrin Elita, emër që m’i ka ofruar të gjitha këto kënaqësi këto vite. E kam mbajtur në fshehtësi sepse nuk kam dashur që të ma vjedhë ndonjë nga anëtarët e grupit dhe sepse ato kanë pasur vajza para meje. Unë ja dhashë emrin Elita dhe unë mburrem dhe krenohem me të. Elita është vajza e parë, Aida është vajza e dytë dhe më e vogla është Enisa e cila është këtu me ne. Unë i dua vajzat dhe shyqyr Zotit që janë shëndoshë e mirë dhe të ecin rrugën e vet.

Alketa Vejsiu: Arif 40 vite “Elita 5” dhe sa vite martesë?

Arif Ziberi: 33 vite martesë.

Solisti i ‘Elita 5’ baba i 3 vajzave: Kush ka vajza botën ka

Solisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi ka qenë i ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan mbrëmjen e sotme dhe ju përgjigj pyetjeve të vogëlushëve.

Arifi është baba i 3 vajzave dhe dita kur u bë baba për herë të parë ka qenë më e lumtura për të.

Aria: E mban mend ditën kur u bëre baba për herë të parë?

Arif Ziberi: Ka qenë dita më e lumtur për mua. Siç besoj ka qenë edhe për prindërit e tu kur ke lindur ti.

Aria: Ti je babai i 3 vajzave. A do doje që të kishte dhe një çun apo kush ka vajza botën ka?

Arif Ziberi: Unë jam për atë që kush ka vajza botën ka. Unë kam 3 vajza.

Aria: S’të vjen keq për një çun?

Arif Ziberi: Çik më vjen keq po shumë pak. Jo aq shumë.

Arifi i “Elita 5” i paska marrë zemrën gruas me një nga këngët më të njohura të grupit

Këngëtari i grupit të mirënjohur në Shqipëri, Elita 5, Arif Ziberi ia ka marrë zemrën gruan me një nga këngët më të njohura të grupit të dashur shqiptar.

I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, artisti Arif Ziberi tregon se çfarë i këndon gruan kur ajo është e mërzitur.

Pyetje: Çfarë i këndon gruas kur është e mërzitur?  

Arif Ziberi: Ja këndoj këngën “Sajzeza”. Me këndim ja mora zemrën gruas.

Pyetje: Çfarë kënge ke kënduar?

Arif Ziberi: Me këngën: Nëse sonte ndihesh vetëm dhe ke frikë të shohësh ëndrra, shuaje dritën e ndeze, do të më gjesh mua brenda.

Arif Ziberi tregon rrugëtimin e grupit Elita 5

Arif Ziberi, anëtar i grupit të suksesshëm Elita 5, është i ftuari i radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

I pyetur nga fëmijët e kastit se si nisi karriera e tij, Arifi tregoi rrugëtimin e grupit legjendar shqiptar.

“Unë nuk u bëra futbollist, unë e zgjodha këngën, se këngën e doja më shumë. 

Elita 5 egziston prej afro 40 vitesh. Ne kemi qenë bashkë në shkollë që në fillore e 9-vjeçare. Grupi lindi nga një dëshirë e madhe ndaj muzikës, ndër vite u krijua. Mund të themi që prej 40 vitesh jemi akoma ata që ishim, të njejtët e i kemi rezistuar kohës”, u shpreh artisti për “Në kurthin e Piter Pan”. /tvklan.al