Jo vetëm një princeshë, por dhe aktore. Ky do të ishte fati i Lady Diana, nëse nuk do të ndërronte jetë në aksidentin rrugor, më 31 Gusht të 1997.

Aktori Kevin Costner gjatë një interviste për “People” ka thënë se Lady Diana do të interpretonte  në filmin  “The Bodyguard 2”. Ai ka zbuluar se princesha e Uellsit do të ishte pjesë e kastit, por kishte problem faktin që në film do të kishte skena puthjeje apo intime, duke pasur parasysh statusin që kishte në familjen mbretërore.

64-vjeçari është shprehur se kjo gjë e nervozonte shumë princeshën, por gjatë një bisede që kishin bërë bashkë, ai i kishte thënë se do ta ndihmonte t’i kalonte me lehtësi këto momente gjatë xhirimeve.

Kevin do të ishte gjithashtu pjesë e filmit, i cili do ti jepte Dianës të njëjtën rol thuajse si në jetë reale. Një protagoniste e ndjekur nga njerëz të fiksuar pas dhe fotografë. Ndërsa aktori do të ishte ai që do ta mbronte dhe në pas do të dashurohej me të.

Klan Plus