Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383. Komunikimi është bërë nga Sovran Hoti, një qytetar i cili përmes rrjeteve sociale, 2 muaj më parë nisi një fushatë ndërgjegjësimi për njohje të Kosovës nga kjo kompani.

Pasi kanë nënshkruar një peticion më 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka marrë parasysh kërkesën, por ende shpresohet të ndodhë e njëjta gjë edhe për për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Iniciativa u zhvillua përgjatë kohës së pandemisë ku qytetetarët e Kosovës përgjatë përdorimit të platformës, lokacioni shfaqej me vendndodhje në Serbi.  

Problemi i identitetit dixhital të Kosovës nuk është problem i ditëve të sotme. Prej vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vazhdon të mos ketë kodin e saj në internet.

Qytetarët që kanë një qasje në internet nga territori i Kosovës IP-adresat e tyre lidhen me ato të vendeve të rajonit si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, ka thënë muaj më parë se ndarja e domenit përbën një proces të gjatë negociatash.

Klan News