Seriali “La Casa De Papel” ka nisur xhirimet për sezonin e 4-t. Teksa fansat prisnin të dinin se kur do të publikohet filmi i ri, producentët kanë dhënë një tjetër lajm, që ka qënë padyshim surprizë për të gjithë.

Ylli brazilian i futbollit, Neymar do të jetë aktori më i ri që do të marrë pjesë në serialin e njohur. 27-vjeçari do të interpretojë rolin e një e një murgu.

Në fakt futbollisti kishte dhënë më parë detaje për pjesmarrjen e tij në film. Nëntorin e kaluar, ai postoi një video misterioze në mediat sociale ku shfaqej i veshur me maskën Dalí, së bashku me shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappé.

Edhe pse dihej prezenca e tij, përsëri Netflix nuk e paraqiti imazhin e Neymar, në videot promo të publikuara në Korrik, për shkak të akuzave kundrejt futbollisit për abuzim seksual.

Edhe pse ishte menduar se roli i aktorit do të pritej nga shumë fansa, ka ndodhur e kundëta. Në rrjetet sociale njerëzit kanë shpëthyer në kritika, sesi mund të bëhet pjesë e filmit një futbollit që nuk ja ka idenë aktrimit. Sipas tyre, Neymar do të shkatërrojë imazhin e krijuar për filmin.

Klan Plus