Negociatat e fundit për Neymar

Në pamjet e ofruara nga mediat spanjolle duket Eric Abidal bashkë me disa zyrtarë të tjerë që përbëjnë delegacionin e Barcelonës, që do të takohet me përfaqësuesit e PSG për herë të dytë. Gjatë gjithë verës, katalanasit u përpoqën të rikthenin brazilianin Neymar në Camp Nou, por asnjëherë nuk u gjet akordi financiar me PSG.

Për më shumë se 2 muaj, mediat kanë dhënë informacione të ndryshme mbi ofertat që Barça ka bërë për Neymar, por raportimet e fundit që vijnë nga gazeta franceze Le Parisien, thonë se PSG kërkon Nelson Semedo dhe Ousmane Dembélé, plus 100 milionë euro.

Nga ana tjetër Barcelona ka ofruar 170 milionë, por të ndarë në tre sezone. Kështu, me gjasë Neymar do të rikthehet në Barcelonë. Klubi spanjoll do të paguajë këstin e parë ndërsa pjesën tjetër në dy vitet e ardhshme.

Sipas gazetës, PSG do të kërkojë të gjithë shumën e parave paradhënie. Gjithsesi, Eric Abidal dhe disa drejtorë të tjerë të Barcelonës, të fimuar në aeroport, do të vijojnë edhe këto ditë të fundit të merkatos me negociata me palën franceze.

2 Shtatori është data e fundit për transferimet e futbollistëve.

Tv Klan