Me fillimin e vitit të ri një kinema e tretë do t’i ofrohet publikut kryeqytetas nga shoqëria aksionere “Ida”. Kinemaja e re do të bëjë pjesë në rrjetin zinxhir të kinemave Millenium dhe është cilësuar në formën e një kompleksi të plotë argëtimi me një vlerë investimi rreth 1 milion dollarë. Ky kompleks do të përmbajë dy kinema moderne, një në sallë të mbyllur dimërore dhe një kinema verore.

Do të ketë një music hall, i pari i këtij lloji në Tiranë, 3 bar kafe, njëri prej të cilëve me tarracë, një sallë interneti dhe një restaurant luksoz. Përveç këtyre janë rregulluar dhe ambjentet e jashtme të kinemasë me lulishte shplodhëse dhe me skulptura të vendosura sipas një marrëveshjeve me Galerinë e Arteve. Gjithashtu kjo kinema do të sjellë filma hollivudianë, por do të jenë filam të ndryshëm nga ata që do të shfaqen në kinematë e tjera.

Madje me hapjen e kinemasë në janar do të nisë dhe një projekt me zyrën e informacionit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Projekt ky që do të fillojë me shfaqjen e filmave klasikë amerikanë dhe në të ardhmen priten që të vijnë dhe aktorë të njohur hollivudianë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora