Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit pas fillimit të konfliktit midis SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin në fund të shkurtit ka shkaktuar tronditje në shkallë globale.
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm dhe tregjet financiare kanë pasur luhatje ndërsa bota pret të mësojë se kur Irani do të lejojë ri-hapjen e këtij rrugëtimi kyç detar, përmes të cilit kalon rreth 20% e gjithë naftës botërore.
Aktualisht, vetëm disa anije kalojnë çdo ditë në ngushticë. Ndërkohë, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në rajon kanë shtyrë më tej çmimet.
Rajoni më i prekur është Azia: pothuajse 90% e naftës dhe gazit që kalon nëpër ngushticë është i destinuar për vendet aziatike. Tensioni po ndihet tashmë: qeveritë kanë urdhëruar punonjësit të punojnë nga shtëpia, kanë shkurtuar javën e punës, kanë shpallur festa kombëtare dhe kanë mbyllur universitetet herët për të kursyer energji.
Edhe Kina, me rezervat e supozuara të barabarta me tre muaj importesh, po merr masa për të kufizuar rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa qytetarët përballen me një rritje prej 20%.
Filipinet
Të martën, Filipinet shpallën gjendje emergjente kombëtare për shkak të konfliktit dhe “rrezikut të menjëhershëm që kërcënon furnizimin dhe stabilitetin e energjisë në vend”.
Ndikimi i një lufte mbi 7 mijë km larg ndihet fuqishëm, veçanërisht te shoferët e jeepneveve. Carlos Bragal Jr ka parë pagën e tij të ditës të ulet nga 1 mijë -1 mijë e 200 pesos (16.60–19.92 dollarë) për një turn 12-orësh, në vetëm 200–500 pesos.
Shoferët tashmë përballeshin me taksa shtesë dhe pezullim të rritjes së tarifave, por rritjet e fundit të çmimeve kanë bërë që disa kolegë të mos fitojnë asgjë. “Kam dërguar vajzat e mia në shkollë për këtë punë, njëra sapo diplomoi dhe tjetra është duke diplomuar”, thotë Carlos. “Kemi pasur një jetë të mirë, por tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne javët e ardhshme. Nëse vazhdon kështu, do të na shkatërrojë ne dhe familjet tona.”
Jo vetëm shoferët e jeepneve shqetësohen; peshkatarët dhe fermerët po përballen me çmimet e larta të karburantit. Disa fermerë perimesh në Bulacan janë detyruar të ndalojnë mbjelljet. Qeveria ka ndërhyrë me asistencë financiare, por Carlos dhe të tjerët nuk janë të impresionuar.
Tajlanda
Në Tajlandë, prezantuesja e lajmeve Sirima Songklin hoqi xhaketën gjatë transmetimit televiziv për të inkurajuar kursimin e energjisë gjatë krizës së karburantit. Qeveria ka dhënë udhëzime për të mbajtur kondicionerët në 26–27°C dhe ka kërkuar që të gjitha institucionet shtetërore të punojnë nga shtëpia.
Sri Lanka
Në Sri Lanka, kriza e tanishme është ironike: “Më parë nuk kishim para për karburant, tani kemi para, por nuk ka karburant për të blerë,” thotë Dimuthu nga kryeqyteti Colombo. Pas një krize financiare në 2022, vendi po merr masa kursimi, duke shpallur të mërkurat ditë pushimi dhe duke vendosur racionim karburanti. Megjithatë, pritjet e gjata për furnizim po shkaktojnë vështirësi për qytetarët.
Mianmar
Në Mianmar, për shkak të luftës civile që nga maji 2021, autoritetet kanë vendosur një politikë ditore alternative për automjetet private për të kursyer karburant. Qytetarët shqetësohen gjithashtu për një treg të zi të karburantit dhe rritje çmimesh të tjera.
India
India, vendi më i populluar në botë, po përballet me pasojat e konfliktit që nga 28 shkurt. Komuniteti indian në Gjirin Persik po përballet me pasojat direkte, ndërsa në vend efektet e mungesës së naftës dhe gazit ndihen në shtëpi dhe në biznese.
Në shtetin perëndimor të Gujarat, mungesa e gazit ka detyruar industrinë e qeramikës të ndalojë për pothuajse një muaj. Rreth 60% e gazit të lëngshëm të naftës importohet, dhe 90% e këtyre dërgesave kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Edhe hotelet dhe restorantet në Mumbai, qytet me mbi 22 milionë banorë janë detyruar të mbyllin pjesërisht ose plotësisht, ndërsa qytetarët presin në radhë për cilindrat e gazit.
Trump i bindur: Luftën e kemi fituar

Presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, komentoi mbi shtetet e Gjirit gjatë luftës me Iranin.
Ai thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë “shumë të mira”, dhe e përshkruan Katarin si “të shkëlqyer”.
Kur pyetet përsëri se sa shpresë ka që një marrëveshje paqeje me Iranin të funksionojë, Trump përgjigjet: “Kjo luftë është fituar”... Lexo më shumë
Trump: Sulmet mbi Iranin çuan në ndryshim regjimi, por unë nuk i besoj askujt
Regjimi iranian ka rënë dakord që vendi nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, thotë presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë për mediat. Një pohim ky, që ai e ka bërë edhe më parë gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai u pyet nga gazetarët që të japë një ide se me kë kanë negociuar ekipet e tij në Iran.
“Ne vramë të gjithë udhëheqësinë e tyre, dhe pastaj ata u mblodhën për të zgjedhur udhëheqës të rinj dhe ne i vramë të gjithë,” përgjigjet Trump. “Tani kemi një grup të ri… të shohim si do të dalin.”
Trump thotë se sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kanë çuar në “ndryshim regjimi”, por paralajmëron: “Unë nuk i besoj askujt.”
Trump: Irani i ka dhënë SHBA-ve një “çmim të rëndësishëm” lidhur me Gjirin e Hormuzit

Trump thotë se negociatorët iranianë i kanë dhënë SHBA-ve një “çmim shumë të rëndësishëm” lidhur me naftën dhe gazin.
Sipas presidentit amerikan, dhurata lidhet me Gjirin e Hormuzit, por ai nuk jep detaje të mëtejshme.
Ai thotë se kjo i ka treguar se “po merremi me njerëzit e duhur”.
Pakistanin, vend të mundshëm për bisedime?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpërndarë në Truth Social mesazhin e publikuar në X nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, sipas të cilit Islamabadi është “gati” të presë bisedime për t’i dhënë fund operacioneve të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit.
Nëse Uashingtoni dhe Teherani do të duan, ka shpjeguar Sharif, Pakistani “është gati dhe i nderuar të jetë vendi ku mund të lehtësohen bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit në vazhdim”.
Zëra nga Irani: Frikë paralajmërime për një regjim më të dhunshëm pas luftës
Qytetarë në Iran kanë ndarë shqetësimet e tyre lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Për BBC, një grua rreth të njëzetave shprehet se dëshiron që gjithçka të përfundojë sa më shpejt. “Nuk di si të ndihem”, thotë ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të mendojë për hapat e ardhshëm.
Sipas saj, edhe nëse lufta përfundon dhe shpërthimet ndalen, Irani do të mbetet me “një regjim shumë të dobët”, i cili megjithatë “vazhdon të ketë pushtet mbi popullin”. Ajo paralajmëron se një situatë e tillë mund ta bëjë regjimin “edhe më të dhunshëm”.
Ndërkohë, një i ri nga Teheran e cilëson si “interesant” mohimin nga ana e autoriteteve iraniane të negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Çdo gjë që ndodh mohohet”, shprehet ai.
Ai thekson se më shumë sesa koha e përfundimit të luftës, rëndësi ka mënyra se si ajo do të marrë fund.
Teherani ashpërson qëndrimin: Duam kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit
Irani ka ashpërsuar ndjeshëm qëndrimin e tij dhe, në rast rikthimi në bisedime me SHBA-të, pritet të kërkojë kontroll formal mbi Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve, Teherani kërkon gjithashtu garanci kundër sulmeve të ardhshme, dëmshpërblime për humbjet ekonomike dhe përfundimin e menjëhershëm të luftës.
Ndërkohë, Irani refuzon të diskutojë kufizime për programin e tij të raketave balistike. Deri tani nuk ka pasur bisedime direkte, por janë zhvilluar kontakte paraprake me disa vende për të testuar mundësinë e negociatave.
Irani ka frikë se negociatat mund të jenë një kurth
Irani ka frikë se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit mund të jenë një kurth, me qëllim vrasjen e Mohammad-Bagher Ghalibaf, kryetarit të parlamentit iranian, sipas Wall Street Journal.
Burime për median, raportojnë se ekziston ideja që njoftimi i Donald Trump për të pezulluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike është thjesht një përpjekje për të ulur çmimet e naftës përpara se të rifillojnë sulmet.
Ndërmjetësimet arabe nxisin ndryshimin e qëndrimit të Trump ndaj Iranit
Takime të fshehta mes ministrave të Jashtëm të Egjiptit, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit në Riad kanë hapur rrugën për një qasje më diplomatike të SHBA-ve ndaj Iranit.
Sipas raportimeve, është propozuar një armëpushim 5-ditor për të krijuar bazë për negociata. Irani kërkon garanci për mos-sulmim dhe kompensime, ndërsa mbetet skepticizmi për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë.
JD Vance mund të udhëheqë negociatat SHBA–Iran
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mund të zëvendësojë Steve Witkoff dhe Jared Kushner si kryenegociator në bisedimet me Iranin.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga The Guardian, takimet mund të zhvillohen në Islamabad me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Megjithatë, as SHBA-të dhe as Irani nuk kanë dhënë ende miratim zyrtar për vazhdimin e bisedimeve.












Botërori 2026 
