Më 29 Shtator Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër u shëndërrua në një muze të stilit me frymëzim etnografinë. “Etno Vibe” një organizim i “TI Institute” shpalosi stilin e disa dezenjatorëve shqiptarë, të cilët edhe pse kanë punuar me vite jashtë vendit, motivet tradicionale janë pjesë e natyrshme e stilit të tyre.

“Etno Vibe” ishte një festë e kostumografisë shqiptare prej kujtimeve të Marubit që zgjati 12 orë.

https://youtu.be/qFDPegwzRyk?t=56s

Klodi Mengri tha se po provon të sjellë traditën në kohë, në mënyrë që të jetë sa më pranë njerëzve.

Ky projekt ka nisur që vjet me një ide të vogël, por sa më shumë hulumton aq më shumë rritet. Njerëzve duke ia sjellë në kohë gjërat mund t’i bëjnë të vetat dhe unë po e provoj

”, tha Mengri në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

40 krijime të stilistëve shqiptarë u prezantuan për herë të parë në një sfilatë ku modelet u vunë në rolin e personazheve tipike të lentes së Marubit.

/tvklan.al