Një nder serialet më të famshëm me rekord shikueshmërie

Një dritare e re për t’u njohur me botën e pabesueshme të shërbimit inteligjent izraelit kundër terrorizmit. Televizioni Klan për herë të parë sjell në ekranet shqiptare një serial të jashtëzakonshëm thriller-aksion, të titulluar “Fauda”.

“Për herë të parë vjen për publikun shqiptar një nga superprodhimet më të bujshme botërore për konfliktin disavjecar të Izraelit dhe Palestinës. Nuk trajton vetëm dhunën në dy anët e një konflikti por gjithashtu edhe parimet morale dhe historitë njerëzore”, thotë Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan.

Seriali më i mirë i vitit nga Akademia e Filmit Izraelit, fitues i 11 kategorive duke përfshirë çmimin për aktorin më të mirë, skenari, regjia, fotografia, kolona zanore dhe efektet speciale.

“New York Times” e ka shpallur si serialin më të mirë ndërkombëtar ndërsa rrjeti gjigand Netflix e përshkruan si një fenomen global me shifra rekord shikueshmërie, e jo pa arsye.

Është shkruar nga dy skenarist të cilët kanë qenë pjesë dikur e shërbimeve sekrete izraelite, pra eksperienca e tyre personale dhe e vërtetë është e përfshirë në këtë serial. Madje njëri prej tyre është edhe aktori kryesor i serialit. Janë prodhuar deri tani dy sezone me nga 12 episode secila, sezoni i tretë do të nisë në nëntor në Izrael, me pas shfaqet në Netflix e me pas ë Tv Klan.”

“Fauda” vjen nga kjo e shtunë, premierë ekskluzive në Tv Klan në orën 20:05.

Tv Klan