U shemb nga prurjet e shumta të lumit

Pas shembjes së urës së Kalivaçit në Lezhë ka nisur menjëherë puna për rindërtimin e saj nga xhenierët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të disa fshatrave të Lezhës.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “Bailey”.

Ura do të jetë 21 metra e gjatë dhe veç të tjerash, perdoret nga nxënësit e pesë shkollave 9-vjeçare të zonës.

Tv Klan