Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Reshjet E Shiut

Moti i keq, 40 banesa nën ujë në Durrës

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë shkaktuan probleme serioze në qytetin bregdetar të Durrësit. Emergjencat civile njoftojnë se uji ka depërtuar në brendësi të të paktën 40 banesave në Shkozet. Problematike është situata edhe në zonën e “Urës së Dajlanit”, ish-Kënetë, në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit dhe në lagjen...

Janar 29, 2025

Përmbyten sërish rrugët nga reshjet

Rreshjet e shiut mëngjesin e kësaj të mërkure kanë shkaktuar jo pak probleme në akset e qytetit të Vlorës. Qendra e qytetit, zona pranë portit, rruga “Hasan Kushta” dhe lagjja pranë kishës ortodokse ishin zonat më problematike ku uji mbërriti deri në gjysmë metri lartësi. Qytetarët kanë minimizuar lëvizjen me automjete për shkak të trafikut...

Janar 29, 2025

Në veri dhe jug! Haki Çako: Të gjitha strukturat janë në terren

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ka dalë në terren për të mbikëqyrur situatën e krijuar prej reshjeve të dëborës dhe shiut. Ai informon se të gjitha strukturat kanë punuar në mënyrë intensive, sidomos gjatë 24 orëve të fundit dhe se aktualisht nuk ka ndonjë situatë problematike. Sipas Çakos, edhe...

Janar 13, 2025

Problemet me energjinë, 42 fidera jashtë funksionit

Për shkak të kushteve atmosferike që kanë përfshirë Shqipërinë, në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike.

Janar 12, 2025

Rrëzohet pema, bllokohet rruga te ish-Uzina Dinamo

Reshjet e shiut dhe era e fortë ka shkaktuar rënien e një peme në zonën e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje është dëmtuar një mjet, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Për më shumë se 4 orë u bllokua qarkullimi i mjeteve në këtë rrugë. U desh ndërhyrja e...

Dhjetor 23, 2024
Shiu demton te mbjellat ne Divjake

Reshjet e shiut dëmtojnë të mbjellat në Divjakë

Shirat e një dite më parë kanë përmbytur një pjesë të tokave bujqësore të Bashkisë Divjakë. Në Mërtish dhe Sektor Gradisht aksi rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet, pasi kanë dalë nga shtrati ujërat e Emisarit të Myzeqesë. Asnjë automjet nuk mund të kalojë mbi këtë urë duke izoluar disa fshatra të Bashkisë Divjakë....

Dhjetor 15, 2024

Shiu i një viti ra brenda ditës, shkon në 72 numri i viktimave në Spanjë

Shiu i një viti ra brenda tetë orëve në disa pjesë të rajonit spanjoll të Valencias. Bilanci i viktimave si pasojë e këtyre përmbytjeve u rrit në të paktën 72. Vërshimi i ujit krijoi pirgje makinash në autostrada dhe përmbytje të tokës bujqësore në një rajon që prodhon dy të tretat e agrumeve të Spanjës....

Tetor 30, 2024

Fshatrat e Shkodrës mbeten nën ujë

Bllokohet rruga e Obotit, rritet niveli i ujit në Dajç Situata e krijuar për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar me 2785 Ha sipërfaqe të mbetura nën ujë. Vijon të shfaq më shumë problematika njësia Administrative Ana e Malit. Sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër bëhet e...

Janar 30, 2021

Rritet niveli i ujit në kaskadën e Drinit, shkarkime vetëm nga Vau i Dejës

Prurjet arrijnë në 2200 m3/s, rritet prodhimi i energjisë elektrike Dendësia e reshjeve të shiut ka rritur me dy metra gjatë 2 ditëve të fundit nivelin e ujit në hidrocentralin e Fierzës, i cili është edhe baseni më i madh i Kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli në këtë HEC ka...

Janar 26, 2021

IGJEUM: Drini, Buna e Vjosa mund të sjellin përmbytje

Dhjetëra shtëpi nën ujë në Shijak, probleme në Shkodër Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron reshje intensive të shiut dhe rrezikun për përmbytje nga Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës në veri dhe Vjosa në jug. Deri tani reshjet e denduara thuajse e kanë dyfishuar sipërfaqen e tokës së përmbytur në Shkodër. Nën ujë...

Janar 25, 2021