E kush nuk do donte të qëndronte gjithmonë i ri, të mos e prekte plakja… Eksperimentet për gjetjen e ilaçit që bën mrekullinë vazhdojnë, por mediat ndërkombëtare raportojnë për një “Eliksir të rinisë”, që është prodhuar nga një ekip studiuesish amerikanë dhe japonezë.

Është një produkt që ka efekte të dukshme kundër plakjes dhe ka përfitime edhe tek shikimi. Në Japoni ka nisur testi i parë klinik tek 10 vullnetarë. Produkti stimulon një grup proteinash, sirtuins, të cilat ndalen së punuari.

Këto proteina janë të rëndësishme sepse rregullojnë metabolizmin (të organeve, muskujve dhe indeve), në përgjigje të stresit dhe riparimin e ADN-së. Tek minjtë ky produkt ka funksionuar shumë mirë. /

tvklan.al