Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vjedhje të portofolëve. Një 38-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi i vodhi portofolin një qytetari në autobusin e transportit urban në Rrugën e Elbasanit.

38-vjeçari me iniciale E.B. ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Po kështu, u arrestua edhe një 31-vjeçar me iniciale P.M., i cili i vodhi portofolin një qytetari në autobus në rrugën “Kastriotët”. Edhe ky person ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. /tvklan.al