Një dekoder i bazuar në Inteligjencën Artificiale arrin të përkthejë në fjalë aktivitetin e trurit. Ky është vetëm hapi i parë për bashkëveprimin teknologji-mendime për ata pacientë që kanë humbur aftësinë e të folurit, si pasojë e sëmundjeve apo aksidenteve të rënda.

Ky mekanizëm dhe mënyra e krijimit e funksionit është përshkruar në revistën shkencore prestigjioze Nature dhe është realizuar nga grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë, në San Francisko.

Kërkimi në fjalë vërteton që në të ardhmen do të jemi në gjendje të krijojmë pajisje që do të përkthejnë mendimet në aksione siç është fjala. Këto neuroproteza mund të përmirësojnë dukshëm ekzistencën e njeriut, veçanërisht në rastet e patologjive të ndryshme që kompromentojnë aftësinë e të folurit. Në testin e zhvilluar, sistemi arriti të artikulonte 101 fjali dhe vullnetarët që i dëgjonin arritën t’i identifikonin të gjitha.

Klan Plus