Jeff Bezos kryeson listën e Forbes, duke hedhur nga froni bashkë-themeluesin e Microsoft, Bill Gates. Ky i fundit për 24 vite ka kryesuar listën si amerikani më i pasur.

Llogaria e Bezos është dyfishuar nga viti i kaluar dhe sot ai zotëron një pasuri prej 160 miliardë dollarë.

Amerikan Uorren Buffett është i treti në listën e Forbes. Ai ka 88.3 miliardë dollarësh. Pas tij është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, pasuria e të cilit u zvogëlua me dhjetë miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar. Ai është radhitur si amerikani i katërt më i pasur me 61 miliardë dollarë.

Në listën e Forbes, ishin 400 amerikanët më të pasur. Ajo çfarë ra në sy ishte rënia në pozicione e presidentit Donald Trump. Ai është renditur i 259, ndërsa vitin e kaluar gjendej në vendin e 248-të. Pasuria e tij, që arrin vlerën 3,1 miliardë dollarë, ka mbetur e njëjtë edhe këtë vit.

Klan Plus