Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj Joe Manganiello kanë blerë një shtëpi mbresëlënëse në një nga lagjet më të shtrenjta të Los Angeles, Beverly Park.

Tashmë ata do të jenë fqinj me emra po aq të njohur për publikun si Sylvester Stallone, Eddie Murphy, Denzel Washington dhe Mark Wahlberg.

Shtëpia e re e çiftit është e vendosur në kodrat e Beverly Hills. Me arkitekturën e frymëzuar nga Tuscan, kap vlerën prej 26 milion dollarësh.

Rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 10 tualete, një palestër të pajisur plotësisht dhe një larmi dhomash ndenjeje, pishinë, fushë tenisi e kopshte të mëdha. /tvklan.al