Prokuroria e Los Angeles ka konfirmuar që Harvey Weinstein është akuzuar me gjashtë vepra të tjera penale për sulm seksual.

Të premten kanë qenë dy femra të tjera që e kanë akuzuar për incidente që pretendohet se kanë ndodhur më shumë se 10 vite më parë.

Weinstein tashmë përballet me 11 akuza për sulm seksual ndaj 5 femrave. Në Mars, ai u dënua me 23 vite burg për përdhunim dhe sulm seksual.

68-vjeçari u shpall fajtor për sulm seksual të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë ndaj një gruaje.

Sipas akuzave të reja pretendohet se Weinstein ka përdhunuar një grua në një hotel në Beverly Hills mes viteve 2004-2005 dhe një gruaje tjetër mes Nëntorit 2009 deri në Nëntor 2010./tvklan.al