Reagime pas deklaratës se asimptomatikët nuk përhapin Covid

“Na rezulton ende e rrallë që një individ asimptomatik të përhapë virusin”.

Kjo deklaratë e pak ditëve më parë e bërë nga drejtuesja e teknike e OBSH-së për emergjencën e COVID-19, Maria Van Kerkohve, kanë shkaktuar reagime. Anëtari i komitetit ekzekutiv të OBSH-së Valter Riçardi, njëherësh edhe këshilltar i ministrit italian të Shëndetësisë e konsideron të gabuar këtë konstatim.

“Kjo është një përgjigje e gabuar, e pasaktë. Duhet të merrni parasysh që kolegët e OBSH-së janë nën presion në këtë situatë. Përcjellja e koronavirusit nga asimptomatikët është tipike për këtë virus dhe që bën dallimin nga viruset Sars e Mers”.

Eksperti italian thotë se vaksina që shkencëtarët e këtij vendi po zhvillojnë në bashkëpunim me ata të Universitetit të Harvardit në Britaninë e Madhe është në fazën më të përparuar krahasuar me vaksinat e tjera potenciale.

Riçardi jep shpresë se brenda periudhës Vjeshtë-Dimër të këtij viti, do të jepen dozat e para. Numri i të prekurve në gjithë globin ka arritur në mbi 7.6 milionë, mes të cilëve 424 mijë kanë humbur jetën. Vatra më aktive e momentit është Amerika Latine ku ritmet e përhapjes vijojnë të shtohen.

Tv Klan