Odise Roshi mund t’i bashkohet lojtarëve të tjerë të Kombëtares te Sion, Burim Kukelit dhe Ermir Lenjanit.

Mesfushori 26 – vjeçar pëlqehet nga Paolo Tramezzani dhe po punohet që të bëhet pjesë e ekipit zviceran në orët e fundit të merkatos.

Mësohet se bisedimet janë në zhvillim dhe shpresohet që të përfundojnë me sukses, pasi do të ishte një përforcim i vlefshëm në një periudhë ku ekipi ka probleme me dëmtimet.

Odise Roshi është pjesë e Akhmat Grozny prej vitit të kaluar, por sezoni i ri nuk ka nisur mbarë për të pasi është aktivizuar vetëm 69 minuta në 8 ndeshjet e para të kampionatit rus.

Zvicra do të ishte një përvojë e re për të pas Shqipërisë, Gjermanisë dhe Kroacisë.

Tv Klan