Oksitocina është një hormon dhe një neurotransmetues i cili të bën të ndihesh mirë.  Neurotransmetuesi prodhohet në hipotalamus dhe më vonë lirohet nga gjëndra e hipofizës. Hormoni ka një rol të rëndësishëm në lindjen e fëmijëve, laktacionin dhe ndërtimin e marrëdhënieve. Përveç rolit të tij në funksionet riprodhuese dhe të intimitetit, shumë studime tani po e pranojnë rolin e tij në trajtimin e kushteve si depresioni, ankthi dhe madje edhe hormonet e zorrëve.

Roli i saj

Roli i njohur i oksitocinës qëndron në lindjen e fëmijëve. Gjatë lindjes, ajo rrit lëvizshmërinë e mitrës, duke filluar kontraktimet në mitër. Ndonjëherë ajo injektohet tek gratë shtatzëna për të filluar ose forcuar kontraktimet. Megjithatë, mbidoza e oksitocinës ndonjëherë mund të çajë mitrën. Gjithashtu, mund të përdoret nga mjekët për të ndërprerë shtatzëninë.

Riparimi i dëmtimit të zorrëve

Sipas studimeve, oksitocina është gjetur se inkurajon riparimin e dëmtimit të zorrëve. Mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar dëmtimin e zorrëve të shkaktuara nga kimioterapia dhe gjithashtu munt të të jetë i dobishëm në trajtimin e kushteve si sindroma e zorrës së irrituar (IBS). Hormoni është zbuluar se kundërshton efektet e kortizolit (hormoni i stresit) dhe ndihmon në nxitjen e gjumit.

Ndihmon në autizëm, skizofreni

Studimet kanë zbuluar se nivelet natyrale të oksitocinës gjenden më të ulëta tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje si autizmi dhe skizofrenia. Këto çrregullime karakterizohen nga vështirësi në komunikim dhe në marrëdhëniet shoqërore. Hormoni shkakton ndjenja sigurie, afërsie dhe besimi. Ky hormon mund të ndihmojë njerëzit që kanë frikë të kenë ndonjë ndërveprim shoqëror. Prandaj, ndihmon njerëzit që kanë fobi sociale dhe kushte të tjera si depresioni pas lindjes.

Muzika mund të ndihmojë

Hulumtimet kanë treguar se muzika ka një efekt pozitiv në përqendrimin e oksitocinës në gjak. Një studim tregon se kur pacientët me operacion në zemër të hapur u detyruan të dëgjonin muzikë ndërsa ishin në shtrat, trupat e tyre regjistronin nivele më të larta të oksitocinës. E njëjta gjë u vërejt kur në një studim tjetër, disa njerëzve iu kërkua të këndonin një këngë. /tvklan.al