#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan


“Nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar”, Rama për reagimin ndaj gazetares Meta: Gjest tërësisht miqësor, manipulimi më i neveritshëm

“Unë nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar”, ka qenë kjo përgjigjia e Kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan kur iu kërkua nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu që të kërkonte falje në lidhje me reagimin e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta pak ditë më parë.

I ftuar në “Opinion”, kryeministri Rama e ka cilësuar reagimin e tij ndaj gazetares Meta, tërësisht miqësor teksa ka shtuar se mënyra si u trajtua çështja është manipulimi më i madh dhe i neveritshëm që ka përjetuar.

Blendi Fevziu: Kam një video. Do të ju lutesha të kërkonit falje publikisht ndaj një kolegeje gazetare, Ambrozia Metën për sjelljen ndaj saj.

Edi Rama: Faleminderit që e vure këtë video sepse është një material që është ngritur një histeri e madhe. Në të shkuarën mund të kem pasur situata në të cilat kisha shumë zell për të reaguar flakë për flakë me gazetarët, prej vitesh jam në disponim dhe krejtësisht në qetësi dhe durim të plotë për të ju përgjigjur të gjitha pyetjeve.

Blendi Fevziu: Po çfarë ishte ai gjest?

Edi Rama: Aty janë edhe dëshmitarët. Ky është manipulimi më i madh dhe i neveritshëm që kam përjetuar në këtë botë zallamahish ku stimulohet në mënyrë të qëllimshme manipulimi i publikut. Di një gjë ama dhe këtë e kam thënë për disa media të huaja që u hodhën përpjetë dhe shkruan mbi këtë video që korrektesa do të donte që të pyeteshin dëshmitarët dhe aty ishte një gjest miqësor, tërësisht miqësor. Një përpjekje miqësore, për t’i rrahur shpatullën miqësisht ndërkohë që po largohesha miqësisht.

Blendi Fevziu: Po gazetarja po ju bënte pyetjen…

Edi Rama: Gazetarja bëri një konstatim të gabuar për të cilën i thashë shko shikoje në vend sepse tha që nuk po punohet në Portin e Durrësit. Unë nuk kam asnjë ndjesë për t’i kërkuar dhe në këtë rast, gazetarja e cila është prototipi i ndërprerjeve të qëllimshme jo etike të vazhdueshme, duhet të vendoset përpara opinionit të atyre kolegëve të vet që edhe ata vijnë të bëjnë pyetjet e tyre dhe nuk ia kanë borxh një gazetareje. Unë nuk kam problem me pyetjet. Kam problem me etikën e një komunikimi. Kur pyet në një konferencë duhet të dëgjosh dhe t’i lësh të tjerët të dëgjosh. Ata nuk janë aty për të bërë muhabet me mua. Jemi të dy palët për të informuar publikun. E gjitha ka qenë e qetë, gjesti im ka qenë tërësisht miqësor dhe madje përveç kësaj, edhe rrahja e shpatullave nuk u materializua dot sepse gazetarja reagoi sikur ndodhi një agresion duke stimuluar. Nuk konsiderohet shtyrje një krah që afrohet drejt teje. Unë isha aty dhe nuk isha vetëm. Askush nuk i pyeti dëshmitarët e tjerë. Nuk kam parë askënd tjetër të pyesë.

Investimi në Sazan nga dhëndri i Trump/ Rama: Do bëhet xhevahiri më i ndritshëm i turizmit mesdhetar

Kryeministri Edi Rama pranon se grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka dorëzuar zyrtarisht projektin për investim në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, Kryeministri Rama tha se sa i përket Zvërnecit, nuk kanë ende një projekt zyrtar të dorëzuar nga ky grup.

Duke folur për Sazanin, nëse projekti realizohet, Kryeministri shprehet se ky ishull do të shndërrohet në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

“Po ndodh ajo që po ndodh dhe do të ndodhë edhe me të tjera investime. Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit. Zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin nga ky grup për të bërë në Sazan një investim që ta transformojë Sazanin në atë që ka qenë dëshira e paardhësve të mi, kemi pasur 3-4 kërkesa më parë joformale nga investitorë të mëdhenj që  i kemi refuzuar ne sepse nuk kanë qenë qasje të përputhura me atë që ne mendojmë dhe në këtë rast shpresojmë që të jetë rasti që Sazani të bëhet xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së turizmit mesdhetar, një destinacion turistik i cili të jetë një destinacion i nivelit më të lartë të harmonizmit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe që të sjellë konsumatorët  e nivelit më të lartë të turizmit në botë. E vë Shqipërinë në nivelin më të lartë që disponojnë të tilla adresa në perimetrin e tyre dhe i sjell Shqipërisë një burim të ri të ardhurash për shqiptarët, për buxhetin e shtetit, për ekonominë tonë”.

Kryeministri thekson se nëse realizohet ky investim në Sazan, do të sjellë turizmin e nivelit më të lartë botëror, çka përkthehet në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.

“Këtu bëhet fjalë për të sjellë turizmin e nivelit më të lartë që është një turizëm që ndryshe nga turizëm masiv, nuk ndot, që me një klient sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë që vijnë me çantë. Ne kemi diskutuar për vizion. Qëllimi është të marrim shkas nga të gjitha zhvillimet  e tjera dhe të bëjmë një zhvillim që të jetë një shembull se si investohet në harmoni me natyrën dhe krijohet një impakt ekonomik shumë më i fortë”, deklaroi Kryeministri Rama.

“Reagim i ekzagjeruar qëllimisht”, Rama për incidentin me gazetaren: Nuk e imagjinova që kjo gjë do të merrte proporcione të tilla

Kryeministri, Edi Rama mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan ka folur lidhur me reagimin e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta pak ditë më pare. Rama u shpreh se i gjithë reagimi ka qenë totalisht miqësor dhe nuk e ka imagjinuar se kjo gjë do të merrte përmasa të tilla.

Kryeministri theksoi se ‘gjithë stërzmadhimi i atij gjesti miqësor tregon se nuk bëhet fjalë për një njeri që është i paqartë për atë që ka ndodhur, por bëhet fjalë për një individ, gazetare që ka ekzagjeruar në mënyrë të qëllimshme reagimin e vet”.

Kryeministri Edi Rama: Po pa e parë unë thash që më parë dhe ka vite, ku thashë që unë prej kohësh kam hequr dorë edhe nga ky konfrontimi me fjalë me gazetarët dhe cilësimi i mediave si kazanë dhe humbja e durimit sepse kam mësuar se në fund të ditës nuk ndryshoj dot gjë. Ashtu sikundër kam hequr dorë edhe me debatet me vetë ushqyesit e kësaj kulture, por unë nuk heq dorë nga fakti që kjo është një kulturë shumë e ulët dhe kështu nuk bëhet gazetari dhe jepet shembulli më i keq se si dy njerëz që janë përpara publikut komunikojnë.

Blendi Fevziu: Pse nuk e merrni në telefon ta sqaroni sepse etika kështu e do?

Kryeministri Edi Rama: Sepse gjithë stërzmadhimi i atij gjesti miqësor tregon se nuk bëhet fjalë për një njeri që është i paqartë për atë që ka ndodhur, por bëhet fjalë për një individ, gazetare që ka ekzagjeruar në mënyrë të qëllimshme reagimin e vet për të prodhuar gjithë këtë që prodhoj. Unë mund të telefonoj këdoqoft që keqkupton një gjest timin të bërë në mënyrë të sinqertë, por unë nuk mund të telefonoj aktorë. Unë kam shumë të drejtë, jo të gjykoj pyetje se nuk ka asnjë rast që unë kam gjykuar pyetje prej kohësh tashmë.

Blendi Fevziu: Sa herë jeni përplasur me gazetaren në fjalë?

Kryeministri Edi Rama: Ato që nxore i përkasin një kohe të mëparshme ku unë duke qenë vetë një njeri që vij nga shtypi i lirë, nga lufta për lirinë e fjalës ku mund të kisha humbur jetën për fjalën e lirë, nuk ndaja dot këtë pjesë të vetes me atë të kryeministrit. Tani e kam ndarë ka kohë.

Blendi Fevziu: Pra ju nuk shihni asnjë shqetësim në këtë gjë?

Kryeministri Edi Rama: Unë shoh një shqetësim. Shoh manipulimin e publikut përmes një aktrimi ekzagjërues në maksimum të diçkaje që ishte komplet miqësore që nuk u realizua sepse tërheqja dhe klithma ishte sikur aty ndodhi ndonjë goditje.

Blendi Fevziu: Po përse nuk ndalove në atë moment dhe ta sqaroje me zonjën në vend.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk ndjeva se aty kishte diçka për tu diskutuar dhe nuk e imagjinova që kjo gjë do të merrte proporcione të tilla nga nxitësit e asaj kulture që prodhon këtë lloj gazetarie.

Gjithashtu Rama shtoi se me ngjarjen që ka ndodhur ka nxjerrë mësimet e veta, por nuk kërkon ndjesë ndaj gazetares pasi e gjithë ngjarja është manipuluar pasi reagimi ka qenë totalisht miqësor.

Kryeministri Edi Rama: Po të them që në oborrin e selisë të PS pjesën më të madhe të kohës kur nuk ka zgjedhje gazetarët vijnë pa u lajmëruar dhe unë ndalem dhe ju them në respektin tuaj unë po ndalem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Me këtë që ndodhi edhe unë kam nxjerrë mësimin tim, por ndjesën duhet ta harrosh ti dhe mbi të gjitha ajo gazetare sepse ka manipuluar publikun duke aktruar sikur ishte në një agresion ndërkohë që reagimi ishte totalisht miqësor. Nëse strategjia ime kur vij në një bisedë me ty është të të ndërpres ajo për mua nuk është strategji, por transmetimi i një kulture të dobët. Unë kam detyrim t’i përgjigjem çdo pyetje, por kur jap përgjigje të lihem të jap përgjigje. Nuk është ndonjëherë, është çdoherë dhe është e përsëritur nga i njëjti individ misionar i telekomaduar nga një burim informacioni që prodhon lajme të reme në mënyrë të vazhdueshme.

“Nuk pranoj leksione as opinione nga ata që dihet çfarë i kanë bërë Shqipërisë”, Rama i përgjigjet Bardhit për Sazanin  

“Nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë”, kështu i është përgjigjur kryeministri i vendit, Edi Rama deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili ka thënë mbrëmë në “Opinion” se çdo investim duhet të jetë me garë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, kryeministri Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

Blendi Fevziu: Kisha dje Gazment Bardhin që dje ka bërë këtë deklaratë për Sazanin: Nëse është një investim që i shërben interesit publik, është i mirëpritur, ne mbështesim çdo investitor të huaj, por kur bëhet fjalë për një pronë që është e qytetarëve shqiptarë, çdo investim i huaj duhet të jetë me garë.

Edi RamaInvestitorët nuk vijnë për interes publik, por për të tyrin, interesin publik e mbron qeveria si palë dhe unë nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë. Të mbrosh interesin publik do të thotë jo vetëm të respektosh kushtetutën dhe ligjin, por të negociosh në emër të atyre që përfaqëson. Ndryshe nga se ndodhte përpara, ku thuhej Shqipëria 1 Euro, një formulë që funksionon nëse mbron interesin e publikut dhe nga ana tjetër çfarë është bërë me 1 Euro, katastrofë që bie ndesh me interesin e publikut.

Blendi Fevziu: Ka zëra që ju po e jepni këtë koncension për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më parë.

Edi Rama: Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqi ai atje. Ngjarjet rodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-presidentin Trump sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të.

“Si e ka njohur dhëndrin e ish-presidentit Trump”, Rama: Erdhi me jaht për ta vizituar Shqipërinë

Kryeministri Rama thotë se e ka njohur dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Jared Kushner, pasi ky i fundit kishte ardhur për ta vizituar Shqipërinë me një jaht.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se Kushner ishte pronari i jahtit teksa shton se janë takuar me të në Durrës me ftesë të dhëndrit të Trump teksa shton se takimet e tyre kanë vijuar herë pas here.

Blendi FevziuSi e keni njohur ju Jared Kushner?

Edi Rama: E kam njohur rastësisht sepse ka ardhur bashkë me gruan dhe me miq të tjerë për ta vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahtit dhe ai që ishte prijësi i tyre, më ftoi kur ata kishin ndalur në Durrës për t’u furnizuar dhe për ta vazhduar më tutje. Kemi bisdeduar, nuk ishin 2 por një grup më i madh njerëzisht dhe jemi takuar herë pas here.

Blendi FevziuA është Sazani sot zonë ushtarake?

Edi Rama: Po është zonë ushtarake. Do të duhet patjetër të hiqet nga lista e ushtrisë.

Blendi Fevziu: Keni pasur një eksperiencë me këtë gjënë me Portin e Sarandës. Është në SPAK çështja.

Edi RamaJo, ne nuk kemi pasur eksperiencë të keqe. Ne kemi ndeshur një situatë që ka krijuar një eksperiencë shumë të keqe për të drejtat e zhvillimit të një prone në bazë të një kontrate për sipërmarrësit. Aty ka një kontratë dhe ajo kontatë është kontratë me një sipërmarrje dhe marrja peng e një investimi që dot do t’i kishte dhënë Sarandës një marinë turistike të nivelit që pretendojmë të ketë Shqipëria, është në shkelje të plotë të të drejtave të investitorëve. Fatmirësisht ata janë shqiptarë, po të ishin të huaj do të kishin shkuar në arbitrazh. Pengohen 200 milionë Euro. Drejtësia ka të drejtën t’i bëjë të gjitha në raport me një procedure që i takon autoriteteve shtetërore. Nuk ka të drejtë të marrë peng një kontratë të nënshkruar që obligon shtetin shqiptar. Fati i mirë është që ata janë shqiptarë sepse po të ishin të huaj, do të na kishin marrë qimet e kokës. Aty pengohen 200 milionë.

Blendi FevziuSazani, kur mendoni se do të marrë koncept më konkret?

Edi Rama: Është proces. Ata kanë bërë një aplikim për Sazanin, shprehin interesin. Tani, ajo duhet të kalojë sitën e agjencisë për të parë nëse përputhet me të gjitha kriteret që ka një aplikim i tillë dhe paralelisht vjen dhe projekti.

Pyetja e Fevziut që acaroi Kryeministrin

Pyetja e gazetarit Blendi Fevziu për SPAK-un që kohët e fundit ka goditur eksponentë apo ish-eksponentë të lartë të PS-së, nuk është pritur mirë nga Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në emisionin Opinion në Tv Klan.

Komentit të Fevziut që “tani SPAK-ut nuk dinë çfarë t’i bëjnë”, Kryeministri ju përgjigj duke i thënë se e kundërta është e vërtetë, që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Kryeministri Rama: Sot shqiptarët jashtë e ngrenë kokën lart dhe nuk e mbajnë poshtë kur flitet për Shqipërinë sepse sot fjala Shqipëri në mendjen dhe perceptimin e shumë njerëzve nuk identifikohet më me atë vendin që merret me gomone, me drogë, por identifikohet me një vend ku duhet shkuar për të parë çfarë është kjo Shqipëria.

Blendi Fevziu: Kjo do vinte një ditë.  

Kryeministri Rama: Po mo po do ta sillte koha.

Blendi Fevziu: Patjetër që do ta sillte koha.

Kryeministri Rama: Sikur të mos vija me PS këtu por të vazhdonin ata të shkatërrimit të rithemeluar, këtu nuk kishte jo Aman në Sazan…

Blendi Fevziu: Pse ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?

Kryeministri Rama: Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë, po, patjetër.

Blendi Fevziu: Duhet të pyesim SPAK-un për shpëtimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama: Edhe SPAK-u që është pjesë e shpëtimit të Shqipërisë është vepër e vizionit dhe fuqisë dhe e vullnetit të PS për t’i dhënë jetë SPAK-ut se po mos ishte ky vullnet nuk do kishte SPAK në Shqipëri. SPAK-u është pjesë e instrumenteve të shpëtimit të Shqipërisë…

Blendi Fevziu: …të cilit tani s’po dini çfarë t’i bëni….

Kryeministri Rama: Këto mund t’i bësh te Saimiri… jo me mua. Me mua jo sepse…Nuk i thua dot me mua kur jam unë prezent këto përpara kameras, sepse jo që nuk po di nga të shkoj, por përkundrazi, jam më i qartë dhe më i bindur sot që po shkojmë në drejtimin e duhur.

Investimi në Zvërnec, Rama: Deri më tani s’ka asnjë aplikim

Në projektin e Sazanit të  përfaqësuar nga grupi i dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, Jared Kushner, është përmendur emri i një prej kompanive më të mëdha të hotelerisë në botë, Aman Resorts që drejtohet nga Vladislav Doronin. Deri më tani nuk dihet që ai të ketë qenë i interesuar për Shqipërinë.

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama sqaron nëse në këtë projekt do të jetë operimi nga Aman apo kjo nuk është ende pjesë e negociatave. Rama konfirmon se Doronin ka qenë plotësisht i painteresuar për Shqipërinë, por gjatë një vizite është impresionuar dhe ka thënë se do ta shohë si opsion.

Edi Rama: Ai është një tjetër njeri të cilit unë i jam qepur prej kohësh për ta tërhequr në Shqipëri. Ka qenë tërësisht i painteresuar për Shqipërinë, pastaj ka ardhur dhe e ka vizituar Shqipërinë. E kemi shoqëruar, jo unë por e kemi shoqëruar me një ekip njerzish për të parë vende të ndryshme. Ka qenë i befasuar me Tiranën nga zhvillimi dhe me bregdetin nga bukuria. Është larguar duke thënë që unë do ta shoh Shqipërinë si një opsion, por pa dhënë asnjë indikacion konkret. Pasaj e kam parë në publikimin që ka bërë Kushner-i.

Blendi Fevziu: Pra e lidhën investitorët me të, nuk është se jeni ju.

Edi Rama: S’mund të jem unë sepse ajo është një marrëdhënie private por edhe po të isha unë do të isha shumë krenar në qoftë se do të isha bashkuar bashkë.

Fevziu i kujtoi Ramës se Kushner ka patur shef sigurie Charles McGonigal që ia cilësoi si “mikun e tij të vjetër”.

Edi Rama: Më e bukura është që ai ka qenë shpallur nga vetë presidenti Trump si armiku i tij publik dhe kur ai u mor në investigim, presidenti Trump ka bërë një deklaratë me video ku ka thënë “u kalbsh në ferr”. Teoria e konspiracionit këtu është që armiku kryesor, falë meje, pra unë e paskam kam bindur dhëndrin e Trump që të marrë McGonigal dhe ky ka braktisur tani vjehrrin e vet që të bashkëpunojë me mua dhe McGonigal.

Blendi Fevziu: Zona e Zvërnecit është zonë e mbrojtur, si do të bëhet investimi në Zvërnec? Apo nuk shtrihet në Zvërnec?

Edi Rama: Tani e para, nuk e di. Këtë nuk e di. 

Blendi Fevziu: Pra keni parë vetëm fotot dhe nuk keni asnjë aplikim, zyrtarisht s’ka asgjë?

Edi Rama: S’kemi asnjë aplikim, s’kemi asgjë.

Blendi Fevziu: Vetëm se këtu ka një ndryshim, Sazani është tokë shtetërore, Zvërneci është tokë private.

Edi Rama: Pikërisht pra se tani flitet për zonat e mbrojtura, flitet për bukuritë e natyrës dhe ka disa gjëra që duhet t’i them unë.

Blendi Fevziu: Do bëj edhe njëherë sqarimin,  për Zvërnecin ju nuk keni asnjë ide për momentin, asnjë projekt konkret?

Edi Rama: Nuk kemi asnjë projekt konkret.

Blendi Fevziu: Po as bisedë me të që të ketë shprehur interesin?

Edi Rama: Kemi dëshirë të bëjmë një zhvillim në Sazan dhe ta lidhim atë me një zhvillim në tokë.

Blendi Fevziu: A jua ka hapur këtë bisedë Kushner ndonjëherë?

Edi Rama: Po pra, këtë po them, kemi dëshirë të bëjmë dy zhvillime, një në Sazan dhe një tokë.

Blendi Fevziu: Kjo ka qenë ideja e tij dhe deri tani ka sjellë disa dizajne për Sazanin dhe asgjë për Zvërnecin thoni ju?

Edi Rama: As dizajnin e Sazanit. Aplikimi që bëhet në agjenci është një aplikim, një shprehje interesi me të gjithë profilin e kompanisë, me çfarë dëshiron kompania.

Fevziu i kujton barsaletën e viteve ’80, i kthehet Rama: Ti mund të më ofendosh mua sa të duash…

“I çuan Enver Hoxhës një njeri që t’i tregonte përralla dhe ai i thoshte që e sheh këtë oborrin tim “kështu do ta bëj Shqipërinë, bahçe me lule” dhe personi i tha “më kanë sjellë mua të tregoj përralla apo do të më tregosh ti përralla mua?”, ka qenë kjo barsaleta që ka sjellë në vëmendje drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu përballë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit foli për Shqipërinë e 2030-ës.

Kryeministri Rama iu përgjigj gazetarit Blendi Fevziu duk i thënë se mund ta ofendojë sa të dojë, por ai nuk e humbet durimin me të teksa ka shtuar se nuk tregon përralla, por thotë se ajo që do të ndodhë në Shqipëri do të jetë një realitet për të gjithë.

Blendi Fevziu: Kjo industri është e tërë, është zinxhir që ka të bëjë me shumë aktivitete që nga prodhimet bujqësore, tek të gjithë shërbimet që kanë të bëjmë me makinat, prodhimet e brendshme, kështu që Shqipëria është sot në kushtet që Shqipëria 2030, duke vazhduar kështu, do të jetë vendi ku në mënyrën më absolute, çdo shqiptar që ka jashtë shtetit një punë të zakonshme dhe punon për një të huaj, nuk do të ketë një zgjedhje të detyruar, por do të ketë një zgjedhje nga dëshira.

Blendi Fevziu: Në vitet ’80 ka qenë një barsaletë: I çuan Enver Hoxhës një njeri që t’i tregonte përralla dhe ai i thoshte që e sheh këtë oborrin tim “kështu do ta bëj Shqipërinë, bahçe me lule” dhe personi i tha “më kanë sjellë mua të tregoj përralla apo do të më tregosh ti përralla mua?”. Kështu që edhe kjo historia e një Shqipërie që do të bëhet bahçe me lule ngjan me ngjan pak si…

Edi RamaTi mund të më ofendosh mua sa të duash, unë nuk e humbas as durimin dhe as humorin me ty, por po të them se kjo gjëja po ndodh dhe është duke ndodhur. Unë nuk po tregoj përralla. Unë nuk fola për bahçe me lule, por fola për Shqipërinë e 2030-ës që në bazë të këtyre zhvillimeve, do të jetë një realitet për të gjithë kjo që po them.

I akuzoi vëllain për Xibrakën, Kryeministri Rama i kthen përgjigje shqiptarçe Gazment Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi vëllain e Kryeministrit Edi Rama për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë duke pretenduar se ka fakte dhe prova.

Sonte, nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Kryeministri i vendit Edi Rama ju përgjigj deklaratave të Bardhit, siç u shpreh ai, në mënyrën shqiptarçe.

“Të dhënat e tyre para se të jetë vëllai i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështjet më të mëdha të drogës, kriminalitetit, të larjes së parave në Ballkan dhe më gjerë, të dhunës në familje, të të gjitha të zezave dhe janë të dhënat e tyre të thëna dhe stërthëna pafundësisht. Këtu kur gjendesh përballë një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra është ajo që të vjen shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë njeriu që është një fytyrë e mirënjohur për opinionin publik dhe opinioni publik është shumë i qartë për integritetin e asaj fytyre t’i kthesh përgjigjen shqiptarçe, që është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Por nuk është përgjigje që mund ta jap unë. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe rikujtojnë që barra më e madhe  e kësaj pune është të shikosh familjen tënde të dhunuar në mënyrë të vazhdueshme të shikosh vajzën tënde e cila është në punën e vetë, nuk përzihet kurrë me asnjë punë të shtetit, nuk ka përfituar asnjëherë nga asnjë lloj favori që mund të vijë për shkak të punës time, kur shikon vëllain tënd, djalin tënd, gruan të dhunohen, kjo është barra më e rëndë sepse është familja që paguan kosto. Është shëmbëlltyra kryesore e një shpërfytyrimi politik, moral, në të gjitha aspektet që mishëron ai grup. Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij të cilit tani ka vajtur i është ulur në prehër. Ai do nxjerri atë që s’thuhet”, tha Kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, Gazment Bardhi tha po në studion e Opinion në Tv Klan se këto prova që pretendon se ka, opozita do t’i nxjerrë në Komisionin Hetimor për TIMS.

Investimet për portin e ri, Rama: Do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët, nuk mendojmë për xhepin tonë

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka folur edhe për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Rama theksoi se porti i vjetër tregtar i Durrësit duhej të ishte hequr që më parë, ku e ka cilësuar si një burim “shëmtie”. Kreu i shtetit theksoi edhe rëndësinë strategjike të këtij porti.

Kryeministri Edi Rama: Porti jo që nuk do të ketë impakt, por do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët. Porti tregtar i Durrësit nuk është spostuar nga aty ku ishte për t’i thjeshtë hapur rrugë një mundësie për një investim për ta kthyer atë port në një nga marinat më të bukura, por është spostuar sepse ai port është një turp i pashembullt në mes të Europës. Ai port që është një burrim ‘shëmtie’ që shkarkon e ngarkon qymyr, çimento mu në zemër të qyetit i përket kohës së një bote që nuk është fare bota ime dhe bota jonë, por që maksimumi është bota e këtyre shkatërruesve. E para që të kuptohet mirë ai port duhej hequr një orë e më parë nga ai vend edhe sikur mos të vinte ai që erdhi për të investuar kur të krijoheshin mundësitë që ne të financonim një port tjetër. Ai duhej hequr që aty.

Blendi Fevziu: Me çfarë parash do bëhet dhe sa kushton?

Kryeministri Edi Rama: E dyta porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme  për Shqipërinë sepse do të krijojë mundësinë e përpunimit të volumeve shumfish më të larta se të volumeve që mund të përpunohen në atë ‘zgëqen’ në mes të Durrësit, e dyta do të ketë komponente ushtarake si një bazë e NATO-s, e para bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë për këtë qëllim në këtë kohë.

Blendi Fevziu: Kush do ta financojë NATO apo ne?

Kryeministri Edi Rama: Tek financimi i portit i cili është një port mos të harrojmë që lidhet me dy porte të tjera të thata një në Prishtinë dhe një në RMV që e vendos Shqipërinë në një pozitë strategjike jashtëzakonisht të fortë sepse duke pasur parasysh financimet që ne kemi filluar për hekurudhën e ‘Korridorit 8’, duke pasur parasysh lidhjen direkte mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe më pas Turqisë ne krijojmë një akses shumë më të shpejtë në raport me atë që ndodh sot.

Blendi Fevziu: Sa kushton sepse problem është se do t’i shtrish këmbët sa ke jorganin.

Kryeministri Edi Rama: Ne në Shqipëri na është dashur që në krye të herës që të mos i linim qytetet të bëheshin si kazerma me një konvikt ku të gjithë donin të iknin me vrap. Po të flas që kjo është një çështje vizioni dhe si i ndërton hapat. Kjo është koha tani që ne ta ndërtojmë portin sepse kemi mundësitë financiare.

Blendi Fevziu: Ku i gjeni, me buxhetin e shtetit?

Kryeministri Edi Rama: Tek ndërtimi i portit kemi pasur dy opsione: një që ta nxirrnim në tender dhe të thonim kush do vijë i huaj që ta investojë dhe operojë dhe shteti nuk do të ishte pronar i portit thjesht do merrte të ardhura nga taksat dhe opsioni ta investojmë vetë, të jemi ne pronarë pra shteti që do të thotë që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk mendojmë për xhepin tonë sepse po të mendonim për xhepin tonë jua jepnim të huajve. Jo.

Komenti i Ramës për Ahmetajn: Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë

“Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë”, ka qenë ky komenti që ka bërë kryeministri Rama në lidhje me akuzat e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj tij kur është pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan nga Blendi Fevziu.

I ftuar në emision, kryeministri Rama ka thënë se njerëzit e tij janë vetëm familjarët dhe jo bashkëpunëtorët politikë dhe ka shtuar se nuk bën komente për të gjitha çështjet e drejtësisë.

Edi Rama: Po të them që unë jam tallur sa më ka dashur shpirti me ato karikaturash sociale që quheshin çliruesit e Shqipërisë që e çuan Shqipërinë në një rrumpallë totale. T’i futesh kundërshtarit në shtëpi dhe t’i marrësh t’i përdhunosh publiksht.

Blendi Fevziu: Ke akuza konkrete nga zëvendëskryeministri yt që thotë se keni porositur shokët tuaj dhe njerëzit që keni në krah. Tha se keni bërë emisione të porositura me akuza ndaj tyre. Ajo që bën i yti thonë është pak e rëndë, por nuk ke çfarë i bën, ta thotë.

Edi Rama: Këtë gjë unë nuk e kam bërë kurrë. Edhe atij fytyrës që pashë. Më kujton Skënder Luarasin që i tha që të të them zotëri nuk të them dot. Ç’të të them ty, përveç se të të them o fytyrë e njohur. Zoti të ndihmoftë ty me këto zotërinj që njeh ti. Kjo nuk është politikë dhe politikën nuk e njoh kështu. Kjo është një mënyrë e të bërit politikë që ju ka dhënë shembullin të rinjve që si të sillen si injorantë.

Edi Rama: Këto janë llafe. I imi që të jemi të qartë quhet Zaho Rama, Greg Rama, Rea Xhillari. I yti në këtë fushë është. Je konsumatori më agresiv i minutave të tua.

Blendi Fevziu: Thatë që më akuzon Zoti Berisha, tani del që të akuzon Zoti Ahmetaj.

Edi Rama: Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë. Unë fola për akuzat kriminale që i bëhen familjarëve për shkak të luftës politike me mua, nëse të bezdis retorika ime, bëje ti më të mirë. Po si shkon tek familja. Unë këtë gjë nuk e kam bërë. Mund të ketë pasur momente që kam thënë fjalën e fundit…

Blendi Fevziu: A keni koment për akuza e Ahmetajt, që thotë se keni qenë personi që keni porositur shkrime e emisione. Ka qenë njeriu juaj politik. A keni një koment?

Edi Rama: Unë nuk të iki nga pyetja nëse me jep mundësi për t’u përgjigjur. Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Çfarë komenti kërkoni të bëj për një njeri që është në kërkim nga drejtësia? Ore nuk është. Që në kohën e romakëve është ndarë kjo punë. Është një njeri i kërkuar nga drejtësia. Nëse ke interesa të dish në lidhje me trajtimin e temës. Një njeriu në kërkim nga drejtësia nuk i përgjigjem. Fakti që një njeri është në kërkim flet më shumë. Nuk ka pse të jetë në kërkim një person që është në kërkim nga drejtësia.

Arrestimet e zyrtarëve nga SPAK/ Rama: Kush do të kapi ndonjë gjë, të shkojë ku ka vendin

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen për punën e SPAK-ut, duke ju referuar arrestimeve të zyrtarëve të lartë të vendit.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Kryeministri tha se përgjegjësia e tij në raport me votuesit dhe qytetarët është mbështetja ndaj SPAK që çdo zyrtar i lartë i korruptuar të dalë para drejtësisë.

Rama foli sërish për bashkëpunëtorët  e tij, një pjesë e të cilëve janë dënuar, arrestuar apo nën hetim, duke thënë se kushdo që “bën një rrugë e dy punë” dhe del nga misioni i tyre politik, të përballet me drejtësinë.

“Kam vetëm një përgjegjësi, që është përgjegjësia e udhëheqjes së këtij vendi për të dalë njëherë e mirë pa kthim nga një histori e dhimbshme dhe për të ardhur në këtë drejtim. Çfarë kemi nisur duke i dhënë jetë SPAK-ut të mos ndalet dhe kam përgjegjësi për faktin që më në fund njerëzit që më kanë votuar mua të shikojnë që këtu s’ka të paprekshëm që kush ndan qëllimet e përbashkëta është i nderuar, kush do të bëjë një rrugë e dy punë që të kapi ndonjë gjë, të shkojë atje ku ka vendin. Për këtë e kemi bërë SPAK-un. U desh PS dhe unë në krye të saj bashkë me njerëzit e tjerë që në Shiqpëri të ketë figura të larta politike të lidhura me pushtetin ose jo që shkojnë përpara drejtësisë si çeçua. Ne do mbështesim vendosmërisht SPAK-un me çfarëdolloj çmimi. PS ka 100 mijë vetë dhe një ish-ministër, një ish-ministër tjetër që shkojnë përpara drejtësisë është pjesë e këtij misioni që drejtësia të merret me ta, nuk merrem unë. Ju të elitës shqiptare keni një problem. Tjetër thoni, tjetër mendoni, dhe ndërkohë keni perceptimin që politikanët janë të gjithë njësoj”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama ripërsëriti bindjen e tij se Prokuroria Speciale u ngrit falë vullnetit të Partisë Socialiste.

“Akuzat nga arratia”, Edi Rama: Arben Ahmetaj është i kërkuar nga drejtësia, nuk i përgjigjem

“Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kryeministri i vendit, Edi Rama në lidhje me akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ndaj tij.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se nuk i përgjigjet një personi që është në kërkim nga drejtësia teksa shton se ky fakt tregon shumë.

Blendi FevziuKe akuza konkrete nga zëvendëskryeministri yt që thotë se keni porositur shokët tuaj dhe njerëzit që keni në krah. Thotë se keni bërë emisione të porositura me akuza ndaj tyre. Ajo që bën i yti thonë është pak e rëndë, por nuk ke çfarë i bën, ta thotë.

Edi Rama: Këto janë llafe. I imi që të jemi të qartë quhet Zaho Rama, Greg Rama, Rea Xhillari. Je konsumatori më agresiv i minutave të tua.

Blendi Fevziu: Thatë që më akuzon Zoti Berisha, tani del që të akuzon Zoti Ahmetaj.

Edi Rama: Cili Zot more cili Zot, që Zoti e ndihmoftë. Unë fola për akuzat kriminale që i bëhen familjarëve për shkak të luftës politike me mua, nëse të bezdis retorika ime, bëje ti më të mirë. Po si shkon tek familja. Unë këtë gjë nuk e kam bërë. Mund të ketë pasur momente që kam thënë fjalën e fundit…

Blendi FevziuA keni koment për akuzat e Arben Ahmetajt, 2 ju kam nxjerrë unë këtu: Një që ju akuzon për problemet e familjarëve tuaj dhe një që thotë që ju keni qenë personi që keni porositur shkrime dhe emisione kundër të tjerëve dhe kundër tij personalisht. Ka qenë njeriu juaj politik. A keni një koment?

Edi Rama: Unë nuk të iki nga pyetja nëse me jep mundësi për t’u përgjigjur. Unë nuk bëj komente për të gjitha çështjet e drejtësisë, imagjinoni të bëj komente për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Çfarë komenti kërkoni të bëj për një njeri që është në kërkim nga drejtësia? Ore nuk është. Që në kohën e romakëve është ndarë kjo punë. Është një njeri i kërkuar nga drejtësia. Nëse ke interesa të dish në lidhje me trajtimin e temës. Një njeriu në kërkim nga drejtësia nuk i përgjigjem. Fakti që një njeri është në kërkim flet më shumë.

Kryeministri: Unë jam Edi Rama, nuk jam më i zgjuar se të tjerët

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama refuzoi të përgjigjej për akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj duke thënë se “nuk i përgjigjet një njeriu në kërkim nga drejtësia”.

Ndër të tjera,kryeministri u shpreh se “nuk është as më i mirë, as më i zgjuar se të tjerët, por thjesht Edi Rama”. Kryeministri renditi dy mësime që kujton prej gjyshes së tij.

Edi Rama: Unë nuk jam as më i mirë se të tjerët, as më i zgjuar se të tjerët, as më i zoti, thjesht unë jam Edi Rama. Unë jam informuar që herët, shumë herët se kam pasur një gjyshe katolike besimtare dhe jam informuar shumë herët për një gjë që nuk e kam kurrë humbur nga mendja, që kjo jetë është një udhëtim i përkohshëm drejt një jete tjetër dhe kur shkojmë në fund të saj, janë në rastin më të mirë, kur je i gjatë si unë 2 metra e 30 cm gjatësi dhe nja 70 cm gjerësi në një gropë ku do futesh, do vihet kapaku dhe ku s’ka vlerë më asgjë tjetër përveç kujtimit që ti lë mbrapa dhe gjurmës që ti lë mbrapa. Kështu që për këtë kam qenë shumë i informuar.

E dyta, jam i informuar edhe për një gjë tjetër nga gjyshja ime katolike, këtë nuk dua që ta pranojnë të gjithë si fakt që më thoshte kur isha i vogël, mos harro asnjëherë, në këtë jetë do takosh shumë njerëz por takimin e rëndësishëm do ta kesh takimin e fundit, në momentin kur të mbarojë kjo jetë dhe të shkosh te Shën Pjetri përballë dhe do të të pyesë po hë çfarë ke bërë në atë botë që kërkon të shkosh në një vend të mirë këtej? Dhe gjyshja ime thoshte nëse ti do ti thuash ja unë kam bërë punën time, kam bërë këtë, kam bërë atë, kam nxjerrë këto nga jeta etj, nuk mjafton sepse atij duhet t’i thuash që çfarë ke bërë më të mirë  jetën e të paktën një njeriu tjetër.

Blendi Fevziu: A do t’i thonit Shën Pjetrit që shokët kanë ngrënë dardha dhe mollë pas shpinës tuaj? Do t’i thoni që gjyshja ju tha zgjidhi shokët më të mirë se veten, por na dolën shokët më të këqinj?

Edi Rama: Ti ke një talent të jashtëzakonshëm për të banalizuar dhe gjërat më solemne.

Blendi Fevziu: Po t’i hyjmë këtij debatit solemn, do bëje mirë të informoheshe pak më mirë dhe tu thoshe edhe anëtarëve të partisë tuaj që realisht ju nuk e pretendoni që jeni më i mirë se të tjerët, as ndryshe nga të tjerët se ka një histeri që thonë “KM i madh që i di të gjitha, ky njeriu i madh që i di të gjitha”, mund t’i ulje pak edhe më  me këmbë në tokë dhe kjo do ishte më modeste nga ana juaj dhe e partisë që drejtoni.

Edi Rama: Partia Socialiste ka një të keqe, ka edhe një të mirë. Në Partinë Socialiste e keqja dhe e mira bashkë është që nuk ka shans që të pranojë njëri se tjetri di më shumë apo është më i mirë se ai sepse është një parti që jeton pikërisht me këtë frymë dhe me këtë shpirt dhe kjo është më e keqja dhe më e mira. Nuk thonë ata “kryeministri i di të gjitha”, mos ki asnjë dyshim për këtë.

/tvklan.al