Rudina Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane

Për 9 orë, 4 parfaqësues politikë së bashku me 3 ambasadorë, u ngujuan në bisedime për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Por sërish nuk pati asgjë konkrete, ndërsa është caktuar që nesër të ketë një takim tjetër.

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se negociatat mes palëve janë ende të hapura.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për çfarë nuk bien dakord palët, ajo tha se diskutimet kanë ngecur tek administrata zgjedhore.

“Jemi në mes të një negociate. Administratën zgjedhore e kishin si çështjen më kyç në këtë gjë. Mazhoranca qëndron për depolizitimin e plotë, ndërkohë PD e do të pjesshëm, palët nuk bien dakord si do ta zgjidhin këtë çështje. Kanë rënë dakord për identifikimin biometrik. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk luajnë nga vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë shtytës. Nuk të toleron njeri aty brenda të bësh deklarata politike”.

Sa i përket ndryshimit të sistemit politik, Rudina Hajdari thotë se asnjë nga partitë PS-PD-LSI nuk është e interesuar për ta ndryshuar.

Sa i përket sistemit, insistova deri në fund të diskutonim për këtë çështje. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit. Në tryezë mundohen ta shmangin. Sistemin zgjedhor mundohen ta shmangin. Jam munduar që në çdo pikë të gjej pikë konsensusi me ta, por nuk duan. PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare. Jam munduar që t’i bind me argumente”

Profesori: Çfarë do të ndodhte me Ramën nëse do kishim një sistem tjetër zgjedhor

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nga kërkesat e forta të opozitës parlamentare.

Përfaqësuesja e saj në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, u ka kërkuar përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës që të marrin në konsideratë modelin danez, ashtu siç është propozuar sipas saj edhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Profesori Endri Shabani gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të martë shpjegoi se pse duhet ndryshuar ky sistem zgjedhor që kemi. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është në mazhorancë edhe pse nuk është votuar nga shumica e qytetarëve.

Ky sistem zgjedhor sipas tij, i ka dhënë qeverisë aktuale 7 deputetë më shumë.

“Ka dy mënyra për të manipuluar votën e qytetarit. Njëra është në mënyrë të paligjshme, që janë nenet, pistoleta në kokë etj. Ka edhe një mënyrë të ligjshme që është sistemi zgjedhor. Që do të thotë, 52% e qytetarëve në zgjedhjet e 2017-s kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndërkohë Edi Rama ka marrë një mazhorancë, 74 deputetë vetëm fare. Edi Rama me gjithë PSD që është Tom Doshi ka marrë 49% të votave. Nëse do kishim një sistem tjetër zgjedhor, Edi Rama do të ishte ose në opozitë ose në një koalicion qeveritar, një koalicion të gjerë me parti të tjerë”, tha Shabani.

Aktualisht qytetarët votojnë me një sistem proporcional rajonal. Shabani renditi mangësitë e sistemit qw kemi. Sipas tij, kemi të bëjmë me manipulim vote, pabarazi vote dhe listat e mbyllura.

“E para manipulon votën e qytetarëve. I ka dhënë Edi Ramës 7 mandate, i ka dhënë të parit 7 mandate që qytetari nuk ia ka dhënë. Pabarazia e votës. 87 mijë votues në Kukës kanë 3 deputetë. I njëjti numër në Dibër kanë 4 deputetë. I njëjti numër qytetarët në Dibër kanë 1 deputet më shumë. Kështu i kanë ndarë zonat zgjedhore se kështu i ka bërë llogaritë PS, sepse reforma ndodhi në 2015 dhe Basha nuk mori pjesë në reformë. Problemi i tretë është lista e mbyllur. Kjo do të thotë që nëse Rama lajthit si Kaligula dhe merr një kalë dhe e vë të parin në listë bëhet automatikisht deputet sepse ne si votues nuk e pengojmë dot. Nëse një grup kriminel merr peng Edi Ramën ose Bashën, ky grup kriminal bëhet automatikisht deputet në parlament”, tha Shabani.

A ka Shqipëria listë të kuqe për vendet nga pret turistë?

Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se Shqipëria është gati për të pritur turistë dhe ka hapur kufijtë tokësorë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi tha se turistëve që do të hyjnë në Shqipëri nuk do t’u bëhet testi anti-covid, megjithatë theksoi se janë marrë masa higjieno-sanitare.

I pyetur nëse Shqipëria ka një listë me shtete nga të cilat nuk do të pranojë turistë, ministri Klosi deklaroi se nuk ekziston një gjë e tillë.

Do jetë kusht testi i Covid apo do të ketë një listë të vendeve?

Blendi Klosi: Testimi është një procedurë që nuk të jep garanci. Sepse në qoftë se do të kemi një turist që evidentohet i pa sëmurë por pas 1 ore s’mundet…

A do ketë një listë të vendeve siç e bëri Greqia?

Blendi Klosi: Një listë ne e kemi në negociim. Pothuajse me të gjithë vendet që ne pranojmë të presim turistë.

Kush janë vendet që ndalohen?

Blendi Klosi: Ne akoma nuk kemi, nuk jemi në situatën që mund të ndalojmë.

Pra kush është lista e kuqe?

Blendi Klosi: Nuk kemi ne listë të kuqe. Ajo që na e ndërlikon problemin, është që në qoftë se ti hapesh me një vend që është në listën e kuqe për një vend tjetër, ai ta konsideron vend të ri të riskut. /tvklan.al