Të ftuar në Opinion: Baton Haxhiu, Agim Nesho, Ergys Muzhaqi, Mark Marku, Julian Zyla dhe Klevis Balliu.

Analiza e Baton Haxhiut: Çfarë tregojnë vizitat e shpeshta të Ramës në Stamboll dhe Athinë

Gazetari Baton Haxhiu e shikon ndryshe vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Turqi. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se vizitat e shpeshta në Athinë dhe Stamboll janë për të pajtuar dy vendet.

Sipas Haxhiut është një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

Unë e kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë e rrugës Stamboll-Athinë do të sjell një raporti diplomatik të Shqipërisë që nuk është parë kurrë. Unë mendoj se do jetë është një përpjekje e një shtetit të vogël për të pajtuar dy shtetet të mëdha”, tha ai.

Më tej gazetari u shpreh se kjo përpjekje diplomatike do të ketë një fund të kënaqshëm.

Nuk di detaje, por megjithatë është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe mendoj se do e kenë një fund”, tha Haxhiu.

Trazirat në Kongres, gazetarja nga SHBA: Situata është e pabesueshme

Gazetarja e Zërit të Amerikës në Washington, Keida Kostreci ka treguar detajet e fundit nga trazirat në SHBA. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Kostreci është shprehur se situata ka agravuar shumë dhe askush nuk e kishte menduar se diçka e tillë mund të ndodhte.

Keida Kostreci gazetare e VOA në Washington: Në fakt mëngjesi dhe orët e para të pasdites ishin vërtetë të qeta,  në momentin kur ne po raportonim. Pasi Trump mbaroi fjalimi dhe u largua, mbështetësit e tij iu drejtuar godinës së Kongresit. Të gjitha trazirat kanë nisur vonë dhe është një situatë e pabesueshme ajo që po ndodh tani.

Kishte shumë njerëz që kishin ardhur në Washington, por një situatë e tillë nuk ishte parashikuar që të ndodhte. Dje ka pasur paralajmërime dhe përgatitje për këtë që po ndodh. Tashmë Garda e Republikës është në gatishmëri dhe po përpiqet për të qetësuar situatën.

Më tej gazetarja ka thënë se shumë zyrtarë janë evakuuar, por të tjerë ndodhen në zyrat e tyre dhe po punohet që ata të jenë të sigurt