Të ftuar:

Baton Haxhiu – Gazetar

Arbi Mazniku – Nënkryetarë i Bashkisë së Tiranës

Mustafa Nano – Gazetar

Andi Bejtja – Gazetar

Armad Shkullaku – Gazetar

Luciano Boco – Deputet i PD-së

Edhe pse kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka zhvilluar takime me studentë dhe rektorë në ambientet e disa universiteteve, ata nuk kanë nguruar të largohen nga auditorët, pasi nuk kanë rënë dakord me kreun e qeverisë.

Por, Ana, studentja nga Gramshi, ka shkuar dhe më tej. Ajo i ka nisur një mesazh privat kryeministrit mbrëmjen e së mërkurës në orën 22:00.

E ftuar këtë të enjte në studion e emisionit” Opinion” në Tv Klan, Ana lexoi një pjesë nga biseda me kryeministrin.

Ana, studentja: Kryeministri po kërkon dialog, të na plotësojë menjëherë ato 8 pika. Le të hedhë firmën, por ai do të na përçajë ne.

Blendi Fevziu: Mbase do t’ju dëgjojë?

Ana, studentja: Ai nuk di të dëgjojë, do ti dalë teka e tij.

Blendi Fevziu: Të ka ardhur një sms, çfarë, sms?

Ana, studentja: Po, lexoj sms e parë që më ka ardhur në orën 22:01.

Një pjesë nga biseda e studentes me kryeministrin:

Ana, studentja: Përshëndetje, zoti Kryeministër, kaq e vështirë është për ju që të realizoni ato 8 pika me numër VKM ashtu si plot premtime të tjera që janë bërë në fushatën tuaj elektorale? Kaq shumë doni të ulni popullin poshtë, sa të thoni veç me dialog zgjidhen gjërat? Dialogun me ju e kemi dëgjuar shumë herë, më falni monologun.

Blendi Fevziu: Pse ja nise?

Ana, studentja: Gjithë këto kohë ka thënë dialog -dialog

Kryeministri, Edi Rama: E para, njëherë prezantohuni kush jeni, dhe pastaj mbase vazhdojmë bisedën për çfarë keni parë, apo i keni mbushur mendjen vetes se keni parë. A dhe diçka, popullin mos e ngatërroni fare në këtë mes, se ju kushdo qofshi nuk jeni populli, dhe nuk flisni dot në emër të tij që të jemi të qartë.

Ana studentja: Jam studente në Fakultetin e Arkitekturës, nuk besoj se është e nevojshme të nxjerr dhe pemën familjare. Nuk përfaqësoj askënd, por vetëm veten time, si studente e revoltuar në të gjithë këto vite që vetëm keni ditur të zhvasni me vetëdije. Fjala më e saktë do ishte studentët dhe jo, populli.

Kryeministri, Edi Rama: Ti dhe kushdo mendon si ti, mua më merr të keqen “për zhvatjen me vetëdije” dhe paturpësia në lëshimin e këtij lloji të neveritshmë fjalësh, jo që nuk është argument, po flet sa për njëmijë fjalë për dembelizmin mendor që në mënyrë kaq spektakolare është shfaqur gjatë këtyre ditëve.

Ana, studentja: Dmth, ne jemi dembelë në të menduar, për ju ne jemi veç sa “marioneta” që luhemi nga ato që janë mbi ne. Për ju ne jemi ngelësa mund të ma thoni pse? Jemi ngelësa prandaj nuk kemi kushtet më minimale si studentë të arkitekturës dhe detyrohemi të punojmë në ambiente alternative. Për këtë?

Kryeministri, Edi Rama: Jo, s’mund të them asnjë gjë nëse nuk e tërheq atë togfjalëshin më lart dhe mos i fol vetës në numrin shumës sepse është një tjetër shfaqje e dembelizmit mendor.

Kjo është vetëm një pjesë nga biseda e studentes së arkitekturës me kryeministrin, Rama.

************************************************

Per here te pare analizat gjenetike ne Shqiperi!