Lëvizja e fundit politike e pretendentit për fronin mbretëror shqiptar Leka Zogu ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik dhe atë politik. Ekerem Spahiu shprehet se partia e legalitetit është baza e kësaj lëvizje ndërsa votat mbreti synon t’i marrë vetëm nga e djathta, por edhe nga abstenuesit. Për demokratin Arbnori, Leka Zogu duhet të bashkëpunojë me frontin opozitar, ndërsa për socialistin Bizhga Leka Zogu do të dëmtojë elektoratin e Berishës. Vetë lideri demokrat Berisha pretendon se s’ka asnjë rrezik rrjedhje votash për partinë e tij.

Sali Berisha: “Nuk e pata të qartë nëse e kishte për kurorën apo për çfarë e kishte nismën nuk e mora vesh, por cilado që të jetë nisma çdo qytetar ka të drejtë të marrë nismën e tij. Opozita është e fituar.”

Ekrem Spahiu: “Dhe kjo nuk është për të dëmtuar askënd përveçse është për të thithur abstenusit dhe ato që janë zhgënjyer nga këto 12-13 vjet siç e përmenda të politikave qeverisëse aktuale.”

“Mendoj që do të dëmtojë më shumë elektoratin djathtas për faktin, sepse edhe vetë qëndrimi i partisë lëvizja e legalitetit e cila është përpjekur të përfaqësojë interesat e monarkisë apo të familjes mbretërore është partia e renditur djathtas kështu që normalisht nëse do të marrë do të marrë nga votat e të djathtës.”

“Ne do të dëshironim të kishim aleatë të një drejtimi të çfarëdo lëvizje politikë që të jenë mjafton që të jenë të djathta.”

Ndryshe nga parashikimet e politkanëve qytetarët janë në pritje të ofertës elektorale të Leka Zogut. Të rinjtë shfaqin një optimizëm të matur në mundësitë e Leka Zogut për të vendosur rendin për të hapur vende të reja pune dhe për të ringjallur shpresën.

“Besoj më duket diçka e mirë, më mirë se këta që janë tani më duket diçka shumë e mirë d.m.th.”

Gazetari: Çfarë prisni nga Leka Zogu konkretisht?

“Të ketë çik më shumë drejtësi, sesa tani, tani çdo gjë është korrupsion.”

Gazetari: Pra ju jeni për një parti nga politikanë të rinj?

“Po kshu besoj po, po në moshë ndoshta dhe një udhëheqës të jetë ndoshta dhe të ketë përvojë politike.”

“Duke shpresuar se i jati ishte mbret në Shqipëri dhe nuk ka arrit për shembull ka mbajtur Shqipërinë shpresoj që dhe ky të bëjë diçka për Shqipërinë.”

Gazetari: Mendimi juaj?

“Po për mendimin tim më mirë mbretëri, sesa presidencë.”

Gazetari: Nga se niseni juve?

“Po se për shembull me presidencë dhe politikë vetëm korrupsion po shofin s’po shofim ndonjë gjë tjetër se me monarki besoj do jetë më mirë.”

“Më duket d.m.th. diçka e mirë.”

Gazetari: Çfarë prisni juve nga kjo lëvizje?

“ Po normalisht d.m.th. të ketë vënde të reja pune të ketë, të rinjtë të kenë prespektiva.”

Gazetari: Gjë që nuk e keni pasur me politikanët që drejtojnë Shqipërinë?

“Jo, jo, jo deri tani jo.” /tvklan.al