Krijimi i partisë “Bindja Demokratike” nga Astrit Patozi ka qenë në qendër të diskutimeve lidhur me aktualitetin politik ditët e fundit. Mbrëmjen e sotme Arjan Curi dhe Neritan Sejamini të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan diskutuan rreth opozitës së re.

“Opozita e re, “thikë pas shpine” për Lul Bashën?”, ishte një tjetër pyetje që drejtuesi i emisionit Arian Çani iu drejtoi të ftuarve.

“Nuk është thikë pas shpine, nëse ne do gjykojmë veprimin dhe pasojat e tij, është se Lulzim Bashës tani do i duhej më pak një parti që mbledh individë që nuk janë pjesë reale e PD, dalja në këto momente është koha më e favorshme për të mbledhur demokratët. Sot PD është pothuajse e bashkuar tek lidershipi i partisë. Ky është momenti më i përshtatshëm për të krijuar një parti që dëmton opozitën sepse ajo që kërkon Rama është të krijoj një opozitë tani. Patozi akoma s’ka një parti akoma, është e ekzagjeruar, s’ka thelb”

, tha Sejamini.

“Jam dakort pjesërisht me këtë pohim.  Unë e shikoj si një lëvizje oportuniste të Patozit, që e ka politikën për zanat, e kishte të pamundur ta krijonte partinë e tij kur u prish me Bashën dhe tani e gjeti bosh skenën dhe bëri këtë lëvizje oportuniste. Më duket sikur nuk është kaq e parrezikshme si lëvizje, më shumë është çështje parimi sepse luajnë sikur opozita ishte thjesht ekskluzivitet i Bashës dhe Patozi e prish këtë parim, thotë edhe unë jam opozitë”

, tha Curi.

/tvklan.al