Me çmime u vlerësuan edhe “Succession” dhe “The Bear”
Pasi triumfoi në ceremoninë e çmimeve Bafta, drama historike “Oppenheimer”, historia rreth garës për të ndërtuar bombën e parë atomike, fitoi çmimin kryesor në Sag Awards duke rritur shanset e saj në çmimet Oscars të muajit të ardhshëm.”Oppenheimer” mori trofeun për kastin e filmit më të mirë nga anëtarët e sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA.
Cillian Murphy, i cili luajti rolin e shkencëtarit J. Robert Oppenheimer, u shpall aktori më i mirë i filmit dhe bashkë-ylli i tij Robert Doëney Jr. fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor. Trofeu i aktores më të mirë shkoi për Lily Gladstone, yll i dramës historike “Killers of the Flower Moon”.
Seriali dramatik “Succession” fitoi në kategorinë televizive në Çmimet Screen Actors Guild duke mposhtur “The Croën” dhe “The Morning Shoë”. Komedia e bazuar në kuzhinë “The Bear” mori disa çmime në kategoritë televizive, duke përfshirë aktorin dhe aktoren më të mirë në një serial komedi, së bashku me çmimin prestigjioz për kastin më të mirë në zhanrin e tyre.
Aktorja britanike Elizabeth Debicki mori titullin e aktores më të mirë në një serial dramatik për portretizimin e saj të Princeshës Diana të Britanisë në “The Crown” të Netflix.
Klan News