OSBE: U keqpërdoren fondet dhe u rritën çmimet e shërbimeve

Pandemia e koronavirusit mund të ketë ndalur shumë gjëra, por jo korrupsionin. Në një konferencë të organizuar nga presidenca shqiptare e OSBE-së, ekspertët e kësaj organizate deklaruan shifrën e 2.6 trilionë dollarëve abuzime nga qeveritë, ose 5 përqind të prodhimit global botëror. Sipas tyre ka munguar transparenca në shpenzimin e fondeve të emergjencës ndaj korrupsioni në sektorin e kujdesit shëndetësor i ka bërë shërbimet mjekësore më të shtrenjta dhe të një cilësie më të ulët.

“Përhapja e COVID-19 ka rritur rreziqet e korrupsionit. Sektori i shëndetësisë është veçanërisht i ekspozuar, për shkak të nevojës së menjëhershme për furnizime me pajisje mjekësore dhe kështu thjeshtësimin e rregullave të prokurimit, mbipopullimit të objekteve mjekësore dhe mbingarkimit të stafit mjekësor. Sistemet e prokurimit janë bërë objektiva të cenueshme nga lobistët dhe abuzuesit që shesin pajisje mjekësore anti Covid-19”.

Presidenti i OSBE, Edi Rama dhe Ministrja e Drejtësisë Gjonaj paraqitën rezultatet pozitive të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit me sistemin e ri të drejtësisë dhe shprehën keqardhje që përfaqësuesit nga shtetet anëtare nuk munden të vijnë në Tiranë për të ndarë nga afër këtë eksperiencë./tvklan.al