Mazhoranca Parlamentare ka miratuar sot me 102 vota pro pa praninë e deputetëve demokrat kodin e ri elektoral. Socialistët nuk kanë pranuar ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i përcaktuar në nenin 17 të ligjit të ri zgjedhor. Në dispozitat parlamentare janë vendosur që komisionet zonale të votimit të përbëhen nga përfaqësues të 7 partive politike që kanë fituar më tepër vota në zgjedhjet lokale të Tetorit të vitit 1996.

Kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve zonale të votimit në komuna dhe bashki propozohen nga dy parti të mëdha dhe është Komisioni qëndror i Zgjedhjeve që vendos për zgjedhjen e tyre. Para largimit nga salla e parlamentit nënkryetari i deputetëve demorkatë Pal Dajçi e konsideroi ligjin e ri zgjedhor si kodin e varrosjes së votës së lirë.

Kreu i socialistëve Ruçi kritikoi qeverinë për vonesat në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Tani i mbetet Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Drejtësisë të plotësojë përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame